Rinovimi i pasaportave, ja njoftimi i ministries së Brendshme  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrat e Gjendjes Civile, ku ofrohet shërbimi për aplikim e kartave të identitetit apo pasaportave, do të jenë në funksion të qytetarëve edhe gjatë fundjavës. Ministria e Brendshme njofton se ato do të jenë të hapura ditën e shtunë, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në aplikimin e qytetarit të fundit në radhë.

Ky vendim është marrë me qëllim për të lehtësuar fluksin e aplikimeve gjatë ditëve të javës, për shkak të ardhjes të shtetasve me banim jashtë vendit, të cilët kanë nevojë të rinovojnë dokumentet e identitetit.

Lista e zyrave të aplikimit pranë Gjendjes Civile që do të jenë të hapura të shtunën (14 gusht) është si më poshtë:

– Të gjitha zyrat e aplikimit në qarkun Tiranë, përfshirë bashkitë Kamëz, Kavajë, Rrogozhinë;

– Në Durrës, rajonet 3, 4, 5 dhe 6, përfshirë zyrat në bashkinë Krujë dhe njësitë administrative Fushë-Krujë, Xhafzotaj dhe Sukth;

– Bashkia Berat, Gjirokastër, Peshkopi, Elbasan, Belsh, Fier, Lushnjë, Divjakë, Korçë, Lezhë, Shkodër, Vau i Dejës, Koplik, Vlorë, Sarandë.

Rikujtojmë se riaplikimi për kartë mund të bëhet në çdo zyrë, pavarësisht vendbanimit.

 

Të fundit

Ministri Manja: Drejtësia duhet të jetë jo vetëm të pavarur, por edhe llogaridhënëse

Ministri i Drejtësisë, Uli Manja ka vlerësuar ditën e sotme reformën në drejtësi, veçanërisht rolin e SPAK. Gjatë fjalës së...

Ekspertët ngrenë alarmi/ Trump “akuzohet” për shkrirjen e Antarktidës

Politikat e Trump rrezikojnë të shkrijnë Antarktidën, jo vetëm përmes ngrohjes globale, por edhe si një territor i mbrojtur nga shfrytëzimi ekonomik dhe ushtarak. Mediat...

Nën masa të rrepta sigurie, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit

Nën masa të rrepta sigurie, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka mbërritur në Gjykatën e Fierit, ku do të mbahet seanca për shqyrtimin...

“Jo të gjithë mund ta përballojnë”/ Ben Affleck paralajmëron partnerin e ri të Jennifer

Vëmendja është zhvendosur nga Jennifer Lopez tek ish-i i saj, Ben Affleck. Aktori 52-vjeçar më në fund e ka thyer heshtjen pas divorcit të...

Moti bën kthesën e papritur/ Metereologu zbulon se kur do të kthehen reshjet e shiut

Meteorologu i njohur Hakil Osmani, ka deklaruar se dita e sotme ka nisur me temperatura më të ulëta se ditët e kaluara, ndërsa nga...

Lajme të tjera

Web TV