OBSH cakton një ekip të ri për të zbuluar origjinën e Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha më 13 gusht se po krijon një grup të ri për të hetuar origjinën e koronavirusit të ri përmes së cilit synon të mbajë larg “debatet politike” për këtë çështje.

Pamundësia e OBSH-së për ta thënë se ku dhe si filloi përhapja e koronavirusit ka nxitur tensione mes vendeve të saj anëtare, Kinës dhe SHBA-së.

Rastet e para me koronavirusin e ri u zbuluan për herë të parë në Vuhan të Kinës në fund të vitit 2019, por ende shumë pak dihet për origjinën e këtij virusi.

OBSH-ja u bëri thirrje të gjitha qeverive që të bashkëpunojnë për të përshpejtuar studimet lidhur me origjinën e pandemisë COVID-19 dhe “për të depolitizuar situatën”.

Grupi i ri që do të merret me origjinën e koronavirusit të ri është quajtur Grupi Shkencor Ndërkombëtar Këshillimor për Origjinat e Patogjenëve të Ri.

“Të gjithë duhet të punojmë së bashku. Jo vetëm unë, por të gjithë duan të dinë origjinën e pandemisë më të keqe në një shekull”, tha zëdhënësja e OBSH -së, Fadela Chaib, në një konferencë të Kombeve të Bashkuara të premten.

Uashingtoni përshëndeti planin e OBSH-së, duke potencuar rëndësinë e “studimeve të bazuara në shkencë për të gjetur origjinën e kësaj pandemie”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, në fund të muajit maj urdhëroi agjencitë e inteligjencës që të hulumtojnë përgjigjen mbi origjinën e COVID-19 dhe të raportojnë për gjetjet brenda 90 ditësh.

Në janar dhe shkurt, një ekip i OBSH-së qëndroi për katër javë në Vuhan dhe së bashku me ekspertët kinezë bënë përpjekje për të gjetur origjinën e koronavirusit.

Në raportin e tij përfundimtar, ekipi tha se virusi ndoshta ishte transmetuar nga lakuriqët tek njerëzit përmes një kafshe tjetër. Ai tha se një rrjedhje nga një laborator ishte “jashtëzakonisht e pamundur”.

Lexo edhe :  Donald Trump lumturohet për "pushimin nga puna" të gazetarit kritik me të

 

Të fundit

Qeveria miraton prokurim më të shpejtë për ushtrinë gjermane, ja ç’do të thotë kjo

Me fondin special, qeveria gjermane i ka dhënë vetes hapësirë për manovrim. Tani, kabineti vendosi që fondet për armët...

Kërkohet burgim i përjetshëm për Arsen Muskurtin, vrau vëllanë dhe kunatën

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm...

Historia e çiftit në koncertin e Coldplay u zhvillua si një telenovelë

Të gjithë, në mënyrë kolektive, po përpiqemi të vendosim përmes telepatisë digjitale se çfarë e bën të pranueshme shkatërrimin e jetës së dikujt. Ky...

Shifra më e çmendur që ka shpenzuar për veshje? Kiara Tito: Këpucët që kam veshur janë…

Në një intervistë për “Pushime On Top”, Kiara Tito ka folur për veshjet, për këpucët dhe stilin që i pëlqen më së shumti. Moderatorja...

Mjerë gazetaria dhe gazetarët: Kur rakia bëhet analizë dhe rrushi koment politike

Nga Ilir Demalia Dje, teksa po shfletoja kanalet televizive siç shfletohet një gazetë e stërvjetruar që mblidhinin  bukën për punë në kohën e komunizmit, më zuri...

Lajme të tjera

Web TV