Fati i paracaktuar, kurorë e gjembtë mbi fitoret e ditës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Zhuljeta Grabocka

 

Edhe pse pak kohë ka që ka dalë nga shtypi romani “Shtatë shpirtrat e Terezës” i Raimonda Belli Gjençaj, ka tërhequr vëmendjen e lexuesit. Dhe pse i shpërndarë miqësisht nuk kanë munguar vlerësimet.

Epidemia e leximit të karantinuar solli në vëmendje dëshirën për t’i listuar njeri – tjetri veprat e klasikëve të letërsisë botërore, duke harruar, se proza e gjatë shqiptare me botimet e reja, po shkund pluhurin mbi tema delikate, etiko morale të sizmiologjisë së njeriut të kohës.

“I dashur lexues, do të shkruajë autorja në hyrje të librit, ndërsa je duke lexuar këtë libër mund të mendosh se njëri nga personazhet është fqinji yt….”

…Gëzimi i mendtë i lajmit të fillimit të një shtatzanie na çon në “përroin e ndërgjegjes” që davarritet si mjegull e bardhë për gjatë romanit, pa mundur ta shohim foshnjën në prehërin e Tereza Shkrelit. Kush është Tereza? Përgjigja është e thjeshtë. Vajza e gjashtë e Kol Shkrelit  me fat të paracaktuar! Edhe si në tragjeditë antike presim të shohim aktet ku luhet agonia e shtatë shpirtrave të saj!

Shumë larg për të qënë një Mede!

Ajo kishte lindur në një vend ku më shumë qeshnin malet se sa njerëzit, dhe kumti i pritjes së një foshnje, zbehet  dilemës se e ardhmja do të ishte më e errët se jeta e  nënës së saj. Autorja me empatinë e kudo shprehur për protagonisten e drejton lexuesin pa i imponuar pikëpyetjet, dilemat e ndëshkimin. Raimonda mjaftohet me nënshtrimin e ndjesinë e fajit. E lumturohet me  ndjesinë e faljes, pa mundur të realizojë një përballje të fuqishme zgjidhjeje. Kjo sipas autores i takon lexuesit, “të gjykojnë një lepur me çorape të bardha, topth me gëzof gri, që vrapon e rrukullisej sa mundej por çizmet e zeza e arrinin gjithmonë!“

Fati i Velës, fundi tragjik i shemrës së saj, nënës së Terezës, prej së cilës mori edhe emrin, mësuese Marina, tutorja Sina, murgeshat janë modelim që nuk mund të sjellin ndryshimin. Statukuoja ndikohet fuqishëm nga fijet e jetës e mendësitë e ligjeve të pashkruara prej shekujsh, në një realitet bashkëkohor ku mungon drejtësia e ligji!

Lexo edhe :  23 Prilli – Dita e Librit/ Lufta e vështirë e librit, me një lexues që ka humbur durimin

Lexuesi kridhet në rrëfimin e ajërt përhapur gjithkund në të gjitha hapësirat e kohëve rrëfimtare, duke sjellë lehtësisht retrospektivën e ngjarjeve, mbresëlënës me të gjitha detajet ekspozuese e kulminante. Bukuria e rritjes në moshë, fëmijëria, adoleshenca, rinia përkunden prajshëm lirizmit të ndjerë ekzistencial mes zhgjendrrës e pafajësisë të ëndrrave të pakoha. Në një vend ku levën e  Makiavelit, e kanë ligjvënësit, qëllimi justifikon mjetin, përballë qytetarit dhe pushtetit. Sarkazma është nënteksti i pafuqisë së individit, rrëfimtarja e njeh mirë këtë mjeshtëri. Raimonda ka realizuar një roman të suksesshëm. Loja elektorale e Gjok Shkrelit dhe çmimi i kthimit nga mali i Kol Shkrelit, janë “asi” i fshehur nën mëngën e xhaketave të vjetra të kohës. Ajo ka marrë shtijat të kapë lakun e shthurrjes së fijes së perit, e bindur se nuk ka shpëtuar të gjithë rrjedhën. Ky konstatim është i pashmangshëm, fajtorë jemi të gjithë. Kub me brinjë të barabarta!

Romani strukturohet duke ruajtur sensin e masën, pa stërhollime të kota. Suspansi të bën të mos e lëshosh librin nga dora. Koloriti i karaktereve zbulohet mes pranvënieve e kontrasteve, bash si pahu i bardhë i miellit të grurit. Në çdo fjalë ndihet bukuria e gjuhës së shkruar. Edhe në kuptimin mistik të tri gjashtave, mes jetës së murgeshave, ëndrra për t’u mësuese, puna si përkthyese janë faqe që i shtohen letërsisë shqiptare, me forcën e mjeshtërisë për të krijuar tablo përgjithësuese e të fuqishme.

Alternimi i kohëve brenda dramës së një personazhi, tek ekspozeja e rrëmbimit të Terezës, është një gjetje e goditur artistike, me frymëmarrje të shëndetshme, që i krijon autores mundësinë për të shtjelluar të gjitha mikrofabulat e tjera, që nga  shkërrmoqja e ëndrrës së lindjes së djalit të Shkrelëve, deri tek fataliteti i pashmangshëm në fundin e nënkuptuar të mësuese Marinës, dhe pesë vajzave të tjera të Shkrelajve. Toni, Nik, noter Sherifi  etj. janë episode që sfumohen nga prozaizmi i jetës.

Tereza me shtatë shpirtrat e saj, është gota e helmit që duhet të pijë pa iu bërë gjyq si Sokrati, duke mbajtur mbi kokë kurorën e gjembtë me fitoret e ditës!

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV