Futbolli i personave me aftësi të kufizuara, hidhet shorti për Europianin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është hedhur shorti për kampionatin e dytë Europian të futbollit Amputee (njohur ndryshe si futbolli i personave me aftësi të kufizuara).

Në një postim në faqen zyrtare të UEFA-s në “Instagram” bëhet me dije se ky kampionat do të startojë më 13 shtator në Poloni dhe do të zgjasë deri më 20 shtator.

Plot 16 skuadra të kombeve të ndryshme do jenë pjesë e këtij kompeticioni dhe nga vetë pyetja e ngritur nga UEFA duket se skuadra pretendente është përfaqësuesja e Turqisë.

Ndërkohë theksojmë se hyrjet për të ndjekur nga afër këto takime do të jenë falas për të gjithë spektatorët.

“Është hedhur shorti për kampionatin e dytë europian të futbollit Amputee, kush mendon se mund ta sfidojë Turqinë për çmimin e madh në Krakov këtë Shtator?

Turneu do të zhvillohet nga 13-20 shtatori në Poloni, me skuadrat amputee të futbollit të 16 kombeve që marrin pjesë në vendet ku ndodhen.

Hyrjet për të gjitha ndeshjet do të jenë falas për spektatorët dhe do transmetohen drejtpërdrejt në internet.”-thuhet në reagimin e UEFA-s./ Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Para se të shpërthejë debati i pashmangshëm për policinë në karnavalin e Notting Hill

Si një ish-polic i kthyer në komedian, bëj shaka mbi punën dhe përpiqem ta shpjegoj atë. Por ekziston një...

Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga...

Skema Kombëtare, Denaj: Fermerët mund të përfitojnë financim me normë interesi vetëm 2%

Në Kavajë “Sacro e Profano” është një nga agroturizmat më të rinj në zonë, një investim i kuzhinierit Xhovani Ziu, i cili pas shumë...

Punonjësit e tenderëve do t’i nënshtrohen trajnimeve dhe certifikimeve me detyrim

Agjencia e Prokurimit Publik ka njoftuar nisjen e procesit të trajnimit, testimit dhe certifikimit të punonjësve të përfshirë në prokurimet publike, në bashkëpunim me...

Dhjetëra mijëra protestues pro Gazës në 40 qytete australiane dhe Danimarkë

Më shumë se 10 mijë njerëz morën pjesë në një demonstratë pro-palestineze në Kopenhagen, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës në Gaza...

Lajme të tjera

Web TV