SHISH: Situata e COVID-19 u shfrytëzua nga aktorë jo-perëndimorë për synimet e tyre gjeostrategjike! Përhapën teori konspirative për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH), në një raport të publikuar për 2020, thekson se situata e pandemisë ka shërbyer që vendi të ishte i ekspozuar ndaj influencave jo -perëndimore. Sipas SHISH, vendi ynë nuk u kërcënuar vetëm nga pandemia, por edhe nga vende jo-perëndimore, që u përpoqën të shtonin ndikimin e tyre duke përfituar nga situata e brishtë e vendit për shkak të COVID-19.

Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH), në një raport të publikuar për 2020, thekson se situata e pandemisë ka shërbyer që vendi të ishte i ekspozuar ndaj influencave jo -perëndimore. Sipas SHISH, vendi ynë nuk u kërcënuar vetëm nga pandemia, por edhe nga vende jo-perëndimore, që u përpoqën të shtonin ndikimin e tyre duke përfituar nga situata e brishtë e vendit për shkak të COVID-19.

Në raport thuhet se këto aktorë globalë jo-perëndimor shfrytëzuan situatën e pandemisë për synimet e tyre gjeostrategjike dhe këtë e bënë përmes përhapjes së teorive konspirative dhe lajmeve të pavërteta lidhur me COVID-19 në mënyrë që të rrisnin pakënaqësinë mes njerëzve, të cilët ndiheshin të frustruar nga masat anti-COVID. Kjo propagandë, sipas SHIH përdoren nga aktorët jo-perëndimor për t’i bërë vendet vurnerabël dhe për të rritur euro-skepticizmin.

“Aktorët globalë jo-perëndimorë shfrytëzuan situatën e shkaktuar nga COVID-19 për synimet e tyre gjeostrategjike, forcimin e pozitës së tyre si aktorë ndërkombëtarë, përçarjen e kohezionit në BE/NATO dhe ndërkombëtar, si dhe kanë mbështetur narrativat e njëri-tjetrit në mjedisin informativ sipas synimeve të tyre. Gjithashtu, përdorën një spektër të gjerë të mjeteve hibride për të ndërmarrë operacione informative përgjatë pandemisë COVID-19, si: ndërmarrja e fushatave mediatike, qarkullimi i lajmeve të rreme, nxitja e shpërndarja e teorive konspirative nëpërmjet medias e rrjeteve sociale, angazhimi i shërbimeve të inteligjencës dhe aktorëve kibernetikë shtetërorë dhe jo-shtetërorë. Kriza shëndetësore globale u shfrytëzua për të promovuar agjenda përçarëse për t’u faktorizuar në arenën ndërkombëtare dhe për të rritur impaktin e aktiviteteve të tyre influencuese. Kjo propagandë përfshiu edhe çdo informacion të gjeneruar nga mediat perëndimore që theksojnë euro-skepticizmin në rritje, si dhe promovuan çdo lajm mbi modelet qeverisëse të tyre si superiore ndaj atyre perëndimore”, thuhet në raportin e SHISH.

Lexo edhe :  “Independent”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira për pushime në vitin 2025

Po ashtu theksi vendoset edhe te dezinformimi dhe propaganda, ku sipas raportit të SHISH teorit ëkonspirative në lidhje me pandeminë e COVID dhe vaksinën kundër virusit, dominuan në rrjete sociale dhe mediat online.

“Situata e shkaktuar nga COVID-19 u shoqërua me fushata agresive dezinformimi dhe keqinformimi, të cilat ndikuan negativisht në përgjigjen reaguese dhe perceptimin e publikut mbi rrezikshmërinë reale të pandemisë. Aktorë shtetërorë jo-perëndimorë dhe ata jo-shtetërorë që veprojnë për llogari të tyre, u angazhuan në fushata dezinformacioni dhe në lidhje me COVID-19, duke rënduar krizën dhe minuar përpjekjet për tejkalimin e saj, përfshi supozime se Perëndimi e ka krijuar virusin, se virusi është një armë biologjike, se BE-ja po dështon në menaxhimin e pandemisë, institucionet euro-atlantike nuk kanë kapacitete reaguese kolektive, se do të shpërbëhen nën këtë presion, etj. Mediat online dhe rrjetet sociale u bënë përcjellëse te publiku i teorive konspirative dhe raportimeve false. Përveç përdorimit të aseteve të tyre mediatike, apo mediave të financuara e orientuara prej tyre për të drejtuar fushata të shënjestruara dezinformacioni, edhe shpërndarja jo e qëllimtë e informacionit fals dhe teorive konspirative në hapësirën online, ndenja e pasigurisë të publikut dhe nevojës për përgjigje lidhur me COVID-19, i favorizoi për të përhapur narrativat e tyre, propaganduar superioritetin dhe shënjestruar sistemet demokratike si të dështuara”, shkruhet në raport.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV