Jo vetëm në Shqipëri, infektimet nga Covid-19 shënojnë rritje edhe në Angli, Spanjë e Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rastet e Covid-19, sidomos pas përhapjes gjerësisht të variantit “Delta”, kanë shënuar rritje të ndjeshme në të gjithë Europën.

Edhe në vendin tonë kjo rritje e rasteve është evidentuar kryesisht ditët e fundit ku sot janë shënuar 3 viktima dhe 477 raste të reja.

Në Itali janë shënuar 7162 infektime dhe 69 viktima gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë që shifrat në një nga vendet më të goditura nga pandemia të ketë sërish një trend rritës.

Në Spanjë shifrat vijojnë të ngelen të larta me 12879 të infektuar dhe 73 viktima në 24 orët e fundit.

Anglia ka shënuar 33,904 raste të reja nga 728,313 testime dhe 111 viktima, ndërkohë që java e fundit ka parë një rritje prej 7.6% të rasteve të reja ditore.

15 persona kanë ndërruar jetë nga Covid-19në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që nga 6802 teste të kryera, 1081 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV