Atentat me armë pranë banesës 24-vjeçarit në Berat, ishte kthyer nga Londra për pushime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një atentat me armë është regjistruar pak minuta para mesnatës së djeshme në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat. Plagosja ka ndodhur në rrugën e xhamisë, në vendin e quajtur “Kinoklubi”. 24-vjeçari Fetiu ka qenë duke hyrë në këmbë në rrugicën e shtëpisë së tij, kur një person i ka shkuar me vrap nga prapa dhe i ka qëlluar 6 herë me pistoletë.

2 plumbat e pistoletës e kanë prekur të riun në bark, duke e rrëzuar përtokë. Mësohet se autori, pasi e ka goditur disa herë me armë Fetiun, është larguar në rrugicat e lagjes. I plagosuri Tajar Fetiu është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Pas plagosjes në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore, që kanë kryer për disa orë kqyrjen e vendit të ngjarjes, ku kanë gjetur edhe 6 gëzhoja pistotelë. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se janë sekuestruar edhe kamerat e disa bizneseve përreth dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se vetë i plagosuri Tajar Fetiu jetonte prej vitesh në Londër dhe kthehej çdo vit në verë për pushime. Të njëjtat burime pohojnë se i plagosuri nuk është njohur si djalë problematik,ndërkohë që nga policia konfirmohet se nuk ka precedentë të mëparshëm penal.

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV