Yuri Kim tek KLGJ: Përmirësoni gjykatat!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon me takime të shumta starti i punës në vendin tonë të ambasadores amerikane. Ajo ka njoftuar nëpërmjet një mesazhi se ka qenë në një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor në vend ku mësohet se kanë ndarë mendime për çështjen e përmirësimit të punës në këtë sistem. Pas një morie takimesh me krerë shteti, e deri tek institucionet që pretendohet që do reformojnë sistemin e drejtësisë në vend, Yuri Kim tashmë ka dhënë një mesazh të qartë edhe tek një tjetër sektor i drejtësisë.

Zyrtarisht bëhet me dije se ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka  takuar këtë të premte anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Përmes një mesazhi në rrjetin social, ambasada e SHBA ka zbardhur detaje nga takimi. “Ambasadorja Kim u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe i përgëzoi ata për përpjekjet e tyre në përmirësimin e administrimit të gjyqësorit dhe gjykatave. Ajo theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të ngritur një sistem drejtësie të paanshëm, bazuar në sundimin e ligjit, ndërsa Shqipëria përpiqet të përmbushë potencialin e saj të plotë duke krijuar institucione të forta demokratike.”-thuhet në njoftim.

 

Të fundit

Po vijnë surprizat! Rama bën gati ministrat e rinj, kush do të “skualifikohet”?

Pas një serie mbledhjesh intensive që kulmuan me dorëheqjet e disa nënkryetarëve dhe një fushatë të shtrirë në terren...

Arrestohet autori i plagosjes në Borsh, në kërkim një tjetër

Policia e Himarës ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Borsh, ku mbeti i plagosur me armë zjarri...

Zyrtari amerikan: Rusia dhe Ukraina të arrijnë një marrëveshje deri më 8 gusht

Diplomati i lartë amerikan John Kelly në Këshillin e Sigurimit të OKB deklaroi se presidenti Trump kërkon një marrëveshje për t’i dhënë fund...

Avioni humbet 460 metra lartësi, me dhjetëra të plagosur

Një avion i linjës Delta Airlines nga Salt Lake City drejt Amsterdamit është shndërruar në një skenë paniku, pasi avioni pësoi një rënie të...

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit...

Lajme të tjera

Web TV