Merkel nga Ukraina: Gazi natyror nuk duhet të shndërrohet kurrë në “armë gjeopolitike”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se gazi natyror nuk duhet të përdoret kurrë si armë gjeopolitike dhe ka përkrahur zgjatjen e marrëveshjes për partneritet strategjik me Ukrainën, kur ajo të skadojë më 2024.

Merkel i ka bërë këto komente më 22 gusht në një konferencë për media në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Merkel është duke realizuar vizitën e saj të fundit në Ukrainë, para se t’i përfundojë mandati, pas zgjedhjeve që mbahen në Gjermani muajin e ardhshëm.

Vizita e saj në kryeqytetin ukrainas vjen dy ditë pas takimit që ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë.

Merkel është kritikuar për mbështetje të projektit Rrjedha Veriore 2, për të cilin Kievi, Uashingtoni dhe disa vende tjera paralajmërojnë se do të forcojë pozitën e Moskës në Evropë sa i përket energjisë.

Në konferencën për media, Zelenskiy ka thënë se bisedimet për zgjatje të marrëveshjes për transit të gazit me Rusinë janë të paqarta.

Ai ka thënë se dëshiron të kuptojë se ku mbetet Ukraina pas skadimit të marrëveshjes më 2024.

Merkel ka qenë mbështetëse kyçe e Kievit prej kur Rusia ka aneksuar rajonin ukrainas të Krimesë dhe ka nisur të mbështesë formacionet separatiste në disa pjesë në lindje të Ukrainës më 2014.

Si pasojë e këtij konflikti kanë vdekur 13,200 persona.

Merkel ka thënë në një konferencë për media se ajo do të vazhdojë “të punojë për integritetin territorial të Ukrainës”, derisa të jetë në pushtet.

Megjithatë, Merkel është kritikuar për qëndrimin e saj ndaj Rrjedhës Veriore 2, projekt që do të dyfishojë furnizimet me gaz natyror nga Rusia në Gjermani.

Lexo edhe :  Çmenduri në plazh/ Vajzat kapen flokësh me njëra-tjetrën (Video)

Më herët gjatë këtij viti, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara kanë arritur marrëveshje për Rrjedhën Veriore 2, duke iu dhënë fund mospajtimeve për projektin pothuajse të kompletuar që mundëson dërgimin e gazit natyror të Rusisë në Gjermani, nën Detin Baltik.

Berlini dhe Uashingtoni janë pajtuar për të mbështetur bashkërisht Ukrainën, si dhe për ta luftuar Rusinë nëse e shfrytëzon energjinë për presion politik./REL/

 

 

Të fundit

Presidenti Begaj dekreton Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA për një mandat të dytë

Sot, në një ceremoni zyrtare, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në...

T’i besojmë skemës së investimeve në bujqësi?

Fatos Çoçoli Nga data 30 korrik 2025, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 në bujqësi. Për herë...

Shqipëria, “Xhevahiri i Ballkanit” destinacioni më i mirë për një arratisje në bregdet

Maldivet janë një ëndërr për shumë pushues falë plazheve të tyre të pastra, ujërave të kaltra dhe temperaturave të ngrohta rreth 30 gradë Celsius,...

“Gjithkush me shumë pushtet”/ Shpërthen Braçe, ankesa publike për mbetjetet inerte

Përmes një postimi në Instagram, Braçe komenton situatën, denoncon dhe jep edhe pamjet e realitetit atje, ku ndër të tjera thekson se në Tiranë...

Drejtoria e Mbrojtjes jep alarmin: Këto 3 ditë priten temperatura ekstreme, bëni kujdes!

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin apelon të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes tre ditët në vazhdim, pasi sipas raporteve,...

Lajme të tjera

Web TV