SPAK firmos me Antimafien italiane për pasuritë e krimit, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është mësuar se kreu i SPAK, Arben Kraja, ka nënshkruar ditën e sotme, në Itali, një memorandum bashkëpunimi me Frederico Cafiero de Raho, Prokurori i Përgjithshëm i Prokurorisë Kombëtare Antimafia dhe kundër Terrorizmit në Itali. Po ndërsa firmoset me një prej sektorëve më të rëndësishëm të hetimit në të gjithë Europën, po ditën e sotme një dosje që ka ardhur nga hetuesit europianë është shpërbërë dhe është kthyer në një prokurori lokale për tu hetuar.

Ky memorandum ka si qëllim të sjellë shkëmbim informacioni dhe hetime të përbashkëta mes dy prokurorive asaj shqiptare dhe italiane duke kaluar në sitë edhe pasuritë e grupeve mafioze mes Italisë e Shqipërisë. Gjate takimit u diskutuan argumente të interesit të përbashkët lidhur me hetimet në vazhdim dhe u shkëmbyen informacione të dobishme për zhvillimin e hetimeve të përbashkëta me qëllim luftën kundër grupeve kriminale transnacionale që veprojnë në të dyja vendet.

Por duke iu referuar zhvillimeve më të fundit, mësohet se në këtë kuadër, sot një prej dosjeve më të bujshme në vend është shpërbërë. Një dosja është kthyer në Shkodër, ndërkohë që pjesë  e atij hetimi ka qenë edhe Italia. SPAK prej ditësh po kërkon personel shtesë për të mundësuar kalimin e të gjitha dosjeve që gjenden në zyrat e tyre të paprekura, por me sa duket shqyrtimi i parë që u krye për çështjen e operacionit “Oazi” ka përfunduar një dyert e prokurorisë së Shkodrës meqë grupi kriminal për të cilin ishte përpiluar dosja nuk përbente elementin kryesor që të quhet grup kriminal. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV