Shqipëria me sytë e një francezeje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Intervistoi: Mentor Hoxha

Gjatë një kursi intensiv profesional tre mujor në Les Cles de l’Atelier në Lyon të Francës (28 prill – 30 korrik 2021), krahas njohurive profesionale dhe bukurive magjepëse të qytetit gjigand të Lyonit, u njoha edhe me një zonjë fisnike franceze, e cila kishte bërë një udhëtim mjaft mbreslënës dhjetë ditor në disa nga qytetet dhe vendet më të bukura bregdetare dhe natyrore të Shqipërisë. Ajo ishte impresionuar shumë nga bregdeti dhe kuzhina shqiptare, si dhe nga mikpritja dhe thjeshtësia e shqiptarëve. Ajo më tregon foto të shumta që ka bërë në qytetet dhe vendet më të bukura turistike dhe natyrore në tokën shqiptare. Quhet Amandine Ladrille, ka lindur në një qytet të vogël në Vosges të Francës. Prej disa vitesh banon në Lyon. Është diplomuar në Universitetin Claude Bernard, Lyon 1. Ka punuar në Conservatoire d’espaces natyrels Rhone-Alpes. Aktualisht punon për shoqatën « Eris », një shoqatë humanitare që ndihmon azilantët dhe refugjatët në mësimin e gjuhës frënge dhe në integrimin e tyre në Francë. Gjatë periudhës së kursit, ajo organizoi me ne një piknik mjaft mbreslënës në një nga hapësirat natyrore më të bukura në Lyon, si dhe na vuri të gatuanim specialitetet tradicionale të vendeve nga vinin.

Dy nga koleget e saj saj të mrekullueshme të shoqatës Eris, dy zonjusha të nderuara na mundësuan edhe disa vizita falas në disa nga muzetë dhe monumentet historike e turistike më të vizituara në Lion, ku veçohet vizita në Mussée des Confluences, në Bazilikën Notre-Dame de Fourvière, në Katedralen Saint-Jean dhe vizita në Lionin e Vjetër (Vieux Lyon), ndaj i falënderoj shumë. ERIS po bën edhe një fushatë sensibilizuese për të mbështetur një anëtar të Bordit të Drejtorëve të saj, i cili është nga Shqipëria dhe ndodhet në një situatë të vështirë deportimi. “I ardhur nga Shqipëria me gruan dhe dy fëmijët, mikut tonë iu refuzua kërkesa për azil. Pas tre vitesh të kaluara në Francë, duke punuar dhe mësuar gjuhën frënge, familja tani e gjen veten në një pasiguri të madhe”, -shkruan ERIS në faqen e saj zyrtare. Paratë dhe materialet që do të grumbullohen nga donacionet financiare do t’i dërgohen drejtpërdrejt familjes shqiptare Doda dhe do t’i lejojnë ata të plotësojnë nevojat e jetës së përditshme (mensë, ushqim, higjienë, etj.). Meqënëse fushata është në emër të ERIS, donacionet financiare janë të zbritshme nga taksat. Adresa e ERIS është: Fshati i shoqatës SPLIF, 13 bis rue Girie -69003, Lyon, Email: eris@gmail.com. ERIS ofron mbështetje edhe për logjistikën e restorantit asociativ. ERIS ka punëtorinë e kuzhinës ku bëhet gatim dhe mësim së bashku. Ftesën time për një intervistë për gazetën ditore « Fjala », Madame Ladrille e pranoi me shumë kënaqësi. 

AMANDINE LADRILLE: Shqiptarët janë njerëz shumë mikpritës dhe të thjeshtë

Kur keni qenë në Shqipëri, sa ditë qëndruat dhe cilat qytete dhe vende turistike vizituat ?

Isha në Shqipëri në verën e vitit 2018 dhe qëndrova dhjetë ditë. Vizitova kryeqytetin e Shqipërisë Tiranën dhe sheshin e madh. Më pas Beratin, burimet termale të Benjës, qytetin e Gjirokastrës, shtëpinë muze të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare dhe Kalanë e Gjirokastrës, pamë tunelin e Luftës së ftohtë, Sarandën, Butrintin etj.

Si t’u duk Shqipëria e vogël në krahasim me Francën tuaj të madhe ?

Në Shqipëri mund të udhëtosh lehtësisht me autobusë të ndryshëm, madje të bësh edhe autostop. Meqënëse Shqipëria është një vend i vogël, mund të shkosh shpejt në mal ose në det. Peisazhet në Shqipëri janë mjaft të larmishme si në Francë me zona pyjore dhe zona bregdetare, por natyra shqiptare ka mbetur shumë e virgjër. Vendet më të bukura shpesh fshihen, ashtu siç ndodh edhe në Francë. Shumica  lihen pa mbikëqyrje. Unë, hyra rastësisht në një kishë shumë të vjetër, ndoshta që nga shekulli i XII-të apo i XIII-të në malin e Përmetit. Ajo ruhej nga njerëz mjaft të varfër që jetonin në zona të thella. Ushqimi në Shqipëri ishte i mrekullueshëm. Ai vjen nga produktet vendore, gatimet e freskëta dhe mesdhetare: ne hëngrëm jashtëzakonisht mirë. Ka më pak kombinime sesa në Francë, por është mbi të gjitha një kuzhinë e shëndetshme e produkteve të prodhuara tradicionalisht. Unë gjithashtu u surprizova kur pashë hardhitë e rrushit që mbulonin oborret e disa shtëpive dhe vilave shqiptare: ju mund t’i përdorni frutat lehtësisht në shtëpitë tuaja. Monumentet historike janë të mira në qytete të ndryshme.

Lexo edhe :  Sara Gjordeni habit me deklaratën: Jam në një proces gjyqësor me dy persona

Ç’farë ju bëri më shumë përshtypje në Shqipëri ?

Marrëdhënia me natyrën dhe pjatën e ushqimeve. Një thjeshtësi e produkteve natyrore të  sublimuara në vakte.

Si ishin shqiptarët dhe kuzhina shqiptare ?

Unë kam folur tashmë shumë për kuzhinën shqiptare, sepse udhëtimi im është shumë  i lidhur me kuzhinën. Shqiptarët janë njerëz shumë mikpritës dhe u pëlqen të ndajnë thjeshtësinë e tyre. Nga ana tjetër, është e vështirë të komunikosh më shumë me ta nëse nuk di shqip.

Si ju lindi ideja për të shkuar në Shqipëri ?

Një nga shoqet e mia ra në dashuri me gjuhën shqipe. Në Paris ka një komunitet të madh shqiptar kështu që ajo donte të vizitonte Shqipërinë. M’u duk një ide e shkëlqyer.

Do ktheheni përsëri në Shqipëri?

Po pse jo, por me transport tokësor. Për mua, avioni në Evropë mbetet një ide e keqe për çështjen e mjedisit.

Ju punoni për shoqatën « Eris », një shoqatë humanitare që ndihmon azilkërkuesit dhe refugjatët që ndodhen në Lyon. Kjo shoqatë ka ndihmuar shumë azilkërkues nga e gjithë bota, por edhe nga Shqipëria dhe Kosova. Na tregoni pak për veprimtarinë e shoqatës, stafin e saj dhe shqiptarët që ka ndihmuar?

« Eris » është një shoqatë sipas ligjit të vitit 1901, e cila mbështet azilkërkuesit dhe gjithashtu refugjatët nga Clés de l’Atelier në mësimin e frëngjishtes ose përmes aktiviteteve të bazuara në të jetuarit së bashku. Aktivitetet fokusohen në përgatitjen e pjatave të kuzhinës, por edhe në dëshirat kreative. Ndarja bëhet përmes shkëmbimit të perceptimeve kulturore në lidhje me mënyrën e jetesës franceze, përmes mirëkuptimit duke kuptuar tronditjet kulturore dhe duke dëgjuar në mënyrë aktive njerëzit në vështirësi që t’u japim atyre mbështetje dhe përgjigje. Eris ndodhet në fshatin asociativ Splif në Lyon 3. Shoqata përbëhet nga disa shërbime qytetare, nga të rinj të angazhuar, vullnetarë, nga një Bord Drejtues (CA) prej rreth dhjetë personash dhe nga një komunitet vullnetarësh dhe nxënësish. Një anëtar bordi është gjithashtu me origjinë shqiptare, ai ka banuar në Francë për katër vjet dhe ka studiuar frëngjisht në Eris.

Ju lutem, na tregoni me pak fjalë biografinë tuaj ?

Unë jam nga në një qytet i vogël në Vosges, në mes të maleve, në verilindje të Francës (Remiremont). Unë kam jetuar në Lyon për disa vjetë dhe kam studiuar Shkenca Mjedisore në universitet (në universitete të ndryshme në Francë). Nga shtatori do të ndjek një kurs trajnimi 2-vjeçar në dietologji.

Të fundit

‘Ëndrra ime’/ Basha: Kam ambicie që brenda 4 viteve te liberalizojmë vizat me SHBA

Në podcastin e rradhës, kreu i PD, Lulzim Basha, foli edhe për sfidat që pati në procesin e liberalizimit...

Këngë e valle në festën e Amantias në Vlorë/ Tradita e çdo viti mbledh qindra turistë

Me këngë e valle popullore, u kremtua në parkun arkeologjik Amantia në Vlorë, festa e këtij qytetërimi të lashtë. Kjo traditë e përvitshme, përveçse synon...

Zgjedhjet për kreun e degës së Rithemelimit në Korçë/ Ja sa anëtarë votuan

Pritet numërimi i kutive pas mbylljes së votimit për kreun e Rithemelimit të PD-së në Korçë. Votimi nisi në orën 08:00 të mëngjesit pranë...

Turbulenca të forta godasin avionin gjatë fluturimit, plagosen 12 pasagjerë

Rreth 12 pasagjerë u plagosën, pasi avioni 'Qatar Airways' nga Doha në Dublin u godit nga turbulencat. Avioni i cili u ul në Dublin pak...

Analiza: Më pak zogj shtegtarë në lagunat shqiptare

Lagunat shqiptare janë të mirënjohura për popullsinë e zogjve shtegtarë. Ekspertët paralajmërojnë megjithatë se numri i këtyre zogjve po bie dhe se shkaktarë janë...

Lajme të tjera

Web TV