Fridrih Niçe, filozofi gjerman i adhuruar dhe i urryer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ai është konsideruar si një mjeshtër i vërtetë i aforizmave filozofike të krijuara në formë eksperimentale

Ai është një nga filozofët më të shquar gjermanë i shek. të 19. Ka qenë një kritik i ashpër i Krishtërimit (dhe i fesë në përgjithësi), i idealizmit gjerman, i Feminizmit dhe i modernizmit në përgjithësi. Ai konsiderohet si një mjeshtër i vërtetë i aforizmave filozofike të krijuara në formë eksperimentale. Për këtë arsye, ai është urryer, adhuruar, keq-interpretuar dhe ndoshta mbetet edhe sot e kësaj dite filozofi më i vështirë për t’u kuptuar…

…Friedrich Wilhem Nietzsche (Fridrih Niçe) lindi më 15 tetor 1844; vdiq më 25 gusht 1900. Ai u lind në Ryken të Lajpcigut, në Saksoni. U rrit në gjirin e një familjeje protestante, ndërsa i ati ishte prift. Ky i fundit vdiq kur Friedrich ishte vetëm 4 vjeç, pasi vuante nga një sëmundje mendore. Së bashku me të ëmën dhe të motrën, Elizabeth, ai u transferua në Naumburg ku do të jetonte për tetë vite me radhë. Friedrich ishte një adoleshent tepër kurioz, një nxënës i shkëlqyer dhe në momentin e përballjes me besimin fetar, nisi të anonte nga ateizmi. Ai studioi filozofi në Universitetin e Lajpcigut ku do të njihej me veprat e Shopenhaurit, të cilat do të përbënin pikënisjen e frymëzimit të tij filozofik.

Kryevepra

Në vitin 1865, në moshën 24 vjeçare, Nietzsche emërohet profesor në Universitetin e Bazelit dhe merr nënshtetësinë zviceriane. Një vit më parë, ai ishte njohur me kompozitorin Richard Wagner, me të cilin do të kishte një miqësi të gjatë, por kjo nuk e ndaloi ta kritikonte si përfaqësues të kulturës më dekadente në botë, asaj gjermane. Në këtë periudhë studion filozofinë antike greke, ne veçanti veprat e filozofëve para-sokratikë, Heraklitit dhe Empedokles.

Në vitin 1870 Nietzsche shërbeu si asistent mjekësor në Luftën Franko-Prusiane ku njohu nga afër traumat dhe mjerimin njerëzor, ku për më tepër u sëmur edhe vetë nga dizanteria dhe difteria. Pasojat e këtyre sëmundjeve ai i vuajti gjatë gjithë jetës. Pas rikthimit në Bazel, në vend që të pushonte, nisi të shkruajë pambarimisht, duke shfrytëzuar në maksimum fuqinë e tij mendore. Në vitin 1872 publikoi veprën e tij të parë të famshme Lindja e tragjedisë.

Në vitin 1879 braktisi mësimdhënien për shkak të problemeve shëndetësore dhe në dekadën në vazhdim e kaloi kohën në Venecia, Torino dhe Nisë.

Tre vite më vonë, bie në dashuri me Lou fon Salome, por kjo e fundit e refuzoi kërkesën e tij për martesë. Po në vitin 1882 Nietzsche nis të shkruajë kryeveprën e tij Kështu foli Zarathustra (Also spracht Zarathustra), e cila publikohet 3 vite më vonë.

Në vitin 1888 transferohet në Torino, ku dhe do të përfundojë veprat Perëndimi i idhujve dhe Ecce Homo – Si bëhet njeriu ai që është.

Filozofia

Filozofia e Nietzsches nis me trajtimin e filozofisë dhe artit të Greqisë Antike, në disfavor të klasicizmit, të cilin e vështronte si një afirmim të vizionit të arsyeshëm dhe për rrjedhimisht përfaqësues të dekadencës. Në veçanti tragjedia greke është interpretuar si një shprehje e impulsit jetësor, apo siç shprehet Nietzsche e “momentit dionisiak”. Nietzsches kritikoi ashpër vlerat morale të shoqërisë dhe altruizmin, të cilat në fakt mohojnë vetë jetën. Sipas tij njeriu duhet të përjetojë edhe dhimbjen pasi “ajo çfarë nuk të vret, ajo të bën më të fuqishëm”. Koncepti i njohur i Nietzsches “vullneti për fuqi” luan një rol kryesor në filozofinë e tij, duke u shprehur se “‘është esenca e ekzistencës njerëzore, sikur t’i thuash jetes po!”, pra afirmimi i saj.

Lexo edhe :  FJALA E ATJONIT E RE SIÇ ISHTE I RI

Nietzsche mendonte se udhëheqësit fetarë e përdorin besimin dhe moralin për të skllavëruar njerëzimin. Sipas tij, koncepti ‘fuqia e vullnetit’ lejon tejkalimin e njeriut jo eliminimin e tij, pra braktisjen e idhujve dekadentë dhe shpresës për një jetë në botën e pasvdekjes dhe pranimin e jetës ashtu siç është ajo. Pra ndryshe nga keqinterpretimet e filozofisë së tij, mbinjeriu nichean nuk është një njeri i gjithëfuqishëm, por një qënie që duhet të zhvillohet lirshëm për të tejkaluar vetveten (“..njeriu është një urë dhe jo një qëllim.” – kjo është edhe ideja thelbësore e Zarathustrës.

Pikërisht këtë ide e keqpërdori ideologjia naziste. Shkrimet e tia përsa i përket fuqisë, dobësisë, feminizmit dhe fesë u bënë aksioma të nazizmit në hartimin e doktrinës së tyre totalitare, ndërkohë që vetë Nietzsche ishte kundër anti-semitizmit dhe dënimit me vdekje. Nietzsches i përket një nga thëniet më të famshme në histori, ‘Zoti ka vdekur’, por kuptimi nuk është aspak ai i supozuar. Nietzsche flet për bashkëkohësit e tij, hipokrizia e të cilëve le të kuptohet se ata në fakt jetojnë “sikur Zoti të kishte vdekur”. Sipas Nietzsche “… ka ekzistuar vetëm një i krishterë i vërtetë, dhe Ai vdiq në Kryq”.

Kriza nervore

Me 3 janar të vitit 1889, teksa ndodhej në Sheshin Karlo Alberto, në Torino, Nietzsche pësoi krizën e parë nervore duke shfaqur mendime delirante dhe duke u vetë-quajtur Krishti apo Dionisi, perëndia greke e dëfrimit. Sëmundja e papritur e tij është debat më vete. Disa mendojnë se ai e trashëgoi sëmundjen nga babai i tij, dhe ka mendimi të ndryshme se si dhe sa ndikoi kjo sëmundje në krijimtarinë e tij filozofike.

Fridrich Nietzsche i kaloi 2 vitet e fundit të jetës së tij në errësire mendore dhe nën përkujdesjen e së motrës, Elizabeta. Filozofi i madh u nda nga jeta me 25 gusht të vitit 1900, në Vajmar.

Trashëgimia

Filozofia e Nietzsches ka ndikuar në formimin dhe veprën e disa prej figurave më të shquara të shekullit të 20-të, përfshi Thomas Mann, Andre Gide, Hermann Hesse, Sigmund Freud, Martin Heidegger apo Emil Cioran. Fatkeqësisht rreth viteve 20, filozofia e tij u interpretua në mënyrë barbare nga nazizmi gjerman dhe fashizmi italian, dhe për më tepër të ndihmuar nga e motra e cila falsifikoi disa nga dorëshkrimet e tija. Tragjedia e vërtetë niçeane qëndron në faktin se këto interpretime të gabuara vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot e kësaj dite.

Pasvdekja, Niçja dhe nacional-socializmi

Pas vdekjes së Fridrih Niçes, motra e tij Elisabet, martuar me Bernard Foresterin, një profesor nacionalist, antisemit dhe fanatik i muzikës vagneriane, përmblodhi dhe botoi shkrimet e lëna nga i vëllai në një vepër të titulluar Der Ëille zur Macht(Vullneti i pushtetit), duke pohuar se bëhej fjalë për veprën e fundit të filozofit. Ky ‘’libër’’-kompozimi të cilit duket shpesh arbritar dhe në të cilin Elisabet Forster-Niçe ka bërë ndërhyrje që e çnatyrojnë-u bë (për dreq) vepra më ndikuese e tij. Ai qe bibla e nacionalistëve dhe racistëve gjermanë, megjithëse nazistët e bënë Niçen profetin e tyre të ‘’konceptimit të botës’’. Është e sigurt që filozofi ishte ndikuar nga ideologjia darviniane e kohës së tij, që pohonte se vetëm më të fortët imponohen në luftën për mbijetesë, si dhe me idenë e superioritetit të racës europiane, tipike e erës së kolonializmit. Megjithatë, ai qe gjithashtu një kritik largpamës i antisemitizmit mendjengushtë dhe një armik i vendosur i çdo nacionalizmi, nga fakti se ai është shprehje e një “morali që nxit grumbulimin e qenieve të gjalla”, i vendosur pikërisht në antipodet e mendimit të tij.

Të fundit

Me kitare në dorë, Parashqevi Simaku i dedikon këngë Elton Ilirjanit: Ti je dielli im…

Biznesmeni i njohur, Elton Ilirjani, ka ndarë një video në rrjetet sociale ku shfaqet këngëtarja Parashqevi Simaku duke kënduar...

Protestat masive në Beograd, Vuçiç: Janë të paguara nga Perëndimi

Protestat e organizuara në Beograd janë të paguara nga Perëndimi. Ky ka qenë reagimi i parë i presidentit serb Aleksandër Vuçiç pasi dhjetëra mijëra...

Mbi Vendimin e Gjykatës së Berlinit që vlerësoi të papërdorshme të dhënat e EncroChat

Nga Guri Brahimllari  Në datën 19 Dhjetor 2024,  Dhoma e 25-të Penale e Gjykatës Rajonale të Berlinit, ka përfudnuar shqyrtimin e çështjes 525 KLs 8/22,...

Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia

Babagjyshët në Venecia u shfaqën në Kanalin e madh të Venecias këtë vit, duke sjellë gëzimin e festës së këtij viti në mënyrë mjaft...

Protesta e PD-së, ku do vendosen deputetët dhe Kryesia, pjesa më e madhe pranë selisë

Mediat mesojne se si do jetë shpërndarja e Kryesisë së PD dhe deputetëve sot në 5 pikat e protestës në Tiranë. Ashtu si protestën e...

Lajme të tjera

Web TV