Investimi i ri në Bovillë, Veliaj inspekton punimet: Shtojmë kapacitetin e furnizimit me ujë në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi nisjen e fazës së dytë të punimeve në impiantin e Bovillës si dhe ecurinë për shtimin e kapacitetit të depos së ujit. Veliaj tha se ky do të jetë investimi i fundit makro që po kryhet në Bovillë, që Tirana të ketë furnizim 100% me ujë.

“Lajmi i mirë për qytetarët është se fillojmë investimin e fundit të madh, që jo vetëm 70% e Tiranës të ketë furnizim 24 orë, por 100% e Tiranës të furnizohet me ujë. Në këto 2 vite do të kemi një mega-kantier këtu, do të dyfishohet edhe filtrimi, pra sa ujë mund të futet në rrjet me cilësi, sigurisht edhe dyfishimin e depozitës. Në momentin që dyfishohet depozita do të kemi edhe një shtesë të presionit të ujit. Pas kësaj çlirohemi nga investimet makro dhe kalojmë në investimet kapilare, në çdo lagje”, sqaroi Veliaj.

“Më vjen mirë që një pjesë e furnizimeve do jetë edhe për gjithë qytetarët e Kamzës, do të shkojë për ta. Ujësjellësi i Kamzës nuk ka fuqi ekonomike të ujësjellësit të Tiranës, kështu që më vjen shumë mirë që ky është një investim nga i cili do përfitojnë edhe qytetarët e Kamzës. Ne po rritemi në një simbiozë ku në të dyja anët e Lumit të Tiranës, si Tirana dhe Kamza”, nënvizoi ai.

Veliaj falenderoi qytetarët për përgjegjshmërinë dhe që nuk po shpërdorojnë ujin e pijshëm. Teksa theksoi se në kohën kur Lulzim Basha ishte kryetar Bashkie, Tirana kishte vetëm 6-7 orë ujë.

“Po punohet jo vetëm për të kapur ritmin e asaj që iku, por edhe të mendojmë për një fqinj që është Bashkia e Kamzës që t’i japim edhe atyre më shumë furnizim me ujë”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  "1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg"/ Rama sfidon Farage: Absurde!

Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, Elton Kacidhja tha se afati për përfundimin e këtyre punimeve është 24 muaj, por nëse vijohet me ritëm, puna mund të mbarojë m shpejt.

“Shpresojmë që në një kohë të shpejtë ta kemi në funksion impiantin, ndërkohë Tirana të ketë mundësi që në të gjithë pjesët e saj të shkojë drejt 100% dhe të ketë ujë 24 orë”, tha Kacidhja.

Të fundit

Amerika nuk mund t’i bëjë Koresë së Veriut atë që sapo i bëri Iranit

Nga W.J. Hennigan* Një ditë pasi 14 bomba amerikane me peshë 30 mijë paund secila goditën me forcë Iranin, Ministria...

Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup, kreu i BDI: Takim vëllazëror!

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup në ditën e dytë të takimit për planin e rritjes BE-Ballkani Perëndimor. Gjatë qëndrimit atje ai është...

Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon!

Shtyhet për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë,...

Babai përdhunoi vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Ka abuzuar me të që kur ka qenë 5 vjeç

Një rast i rëndë i abuzimit seksual me të mitur është regjistruar në Patos. Një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga babai i...

Rama: Jemi shumë afër anëtarësimit në BE, plani i përbashkët do të realizohet plotësisht

Në një prononcim të shkurtër për mediat, në nisje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Shkup, kryeministri Edi Rama theksoi se vendet e Ballkanit janë...

Lajme të tjera

Web TV