Biznesmeni Dash Gjoka u ndalua në Kashar, ishte me një aktore të njohur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dash Gjoka mësohet se është ndaluar bashkë me një modele të njohur në vend. Ai ka qenë me mjetin e tij të blinduar duke udhëtuar në drejtim të Rinasit kur policia i ka kërkuar të paraqesë dokumentacionin e mjetit me të cilin po udhëtonte. Sipas të dhënave konfidenciale të policisë bëhet me dije se vajza që gjendej në mjetin e biznesmenit të shumëpërfolur si person që ka pasur të vënë nëpërmjet aktivitetit kriminal, është N.K. ajo është mjaft e njohur si aktore dhe si modele.

Burimet policore bëjnë me dije se në fakt Dash Gjoka është ndaluar për verifikimi dhe më pas ka rezultuar se mjeti i tij ishte pa dokumentacionin e duhur. Shoqërimin e kanë bërë blutë e Tiranës por më pas çështja ka kaluar në Durrës. Burimet sqarojnë se Gjoka pas dhënies së dëshmisë është lënë i lirë por mjeti është mbajtur në polici derisa të plotësohen dokumentet. Madje ky mjet pritet të jetë edhe pjesë e deklarimit të pasurisë nga ana e Gjokës në formularin e dërguar nga Operacioni Forca e Ligjit. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV