Humb betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta dirigjenti dhe ‘Mjeshtri i Madh’ Kujtim Alija

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Mjeshtri i Madh”, dirigjenti, pedagogu dhe organizatori e palodhur, Kujtim Alija u nda sot nga jeta pas 1 viti betejë me sëmundjen.

Dirigjenti Kujtim Alija është një prej emrave me një kontribut të madh në muzikën shqiptare dhe ne ngritjen e brezave te rinj. Ai ishte drejtuesi i Festivalit Mbarëkombëtar te femijëve dhe “Bilbilat e vegjël këndojnë”. Ai Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, nën drejtimin e dirigjentit, Artistit të Popullit, Rifat Teqja, mbas shkollës së muzikës “Prenkë Jakova” të Shkodrës.

Pas diplomimit ka filluar punën në qytetin e Shkodrës ku ka organizuar dhe drejtuar koncerte e veprimtari të ndryshme artistike si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, me Filarmoninë e Shkodrës, Orkestrën frymore si dhe formacionin e harqeve.

Një ndër meritat e rëndësishme të dirigjentit dhe organizatorit Kujtim Alija është edhe rikthimi në Shkodër, pas 17 vitesh, i orkestrës simfonike, shumë e njohur ndër vite për profesionalizmin dhe aktivitetet e saj.

Të fundit

T’i besojmë skemës së investimeve në bujqësi?

Fatos Çoçoli Nga data 30 korrik 2025, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të...

Shqipëria, “Xhevahiri i Ballkanit” destinacioni më i mirë për një arratisje në bregdet

Maldivet janë një ëndërr për shumë pushues falë plazheve të tyre të pastra, ujërave të kaltra dhe temperaturave të ngrohta rreth 30 gradë Celsius,...

“Gjithkush me shumë pushtet”/ Shpërthen Braçe, ankesa publike për mbetjetet inerte

Përmes një postimi në Instagram, Braçe komenton situatën, denoncon dhe jep edhe pamjet e realitetit atje, ku ndër të tjera thekson se në Tiranë...

Drejtoria e Mbrojtjes jep alarmin: Këto 3 ditë priten temperatura ekstreme, bëni kujdes!

Drejtoria e Përgjithshme e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin apelon të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes tre ditët në vazhdim, pasi sipas raporteve,...

Ditri Ekart dhe rrënjët ezoterike të Nazizmit: Hitler në shërbim të një vizioni okult

Përgatiti: Leonard Veizi Autori amerikan Xhimi Marrs, në veprat e tij që eksplorojnë lidhjet mes politikës dhe sekreteve okulte, e për më tej në vëllimim...

Lajme të tjera

Web TV