Mahnit “Muzeu nënujor” në Qipro, shihni skulpturat (foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artisti që krijoi parkun e parë skulpturor nënujor në botë sapo zbuloi projektin e tij të fundit, një pyll spektakolar në brigjet e plazhit Pernera në Ayia Napa, Qipro. Muzeu i Skulpturës Nënujore në Qipro (Musan), i cili kushtoi 1 milion euro për t’u realizuar, përbëhet nga 93 skulptura të realizuara nga  Jason deCaires Taylor, shkruan CNN

Vepra e tij e fundit është realizuar pikërisht në vendin mesdhetar, me emrin Muzeu i Skulpturës Nënujore, që ndodhet në 200 metra larg nga plazhi Pernera.

Bëhet fjalë për 93 skulptura, që mund të vizitohen edhe nga palombarë amatorë. Materialet e përdorura janë të qëndrueshme dhe nuk përmbajnë elemente toksike. Skulpturat nxisin rritjen e koraleve dhe do të shërbejnë si shtëpi për krijesat e detit.

Disa nga skulpturat përfshijnë pemë të mëdha që peshojnë deri në 13 tonë, si dhe fëmijë. Taylor iu deshën 2 deri në 3 vite për  realizuar projektin e tij, i cili duhej të hapet vitin e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë.

“Muzeu nënujor do të jetë një përvojë e gjallë vizuale dhe ekologjike, me veprat e artit që ndërveprojnë me natyrën dhe evoluojnë me kalimin e kohës,” tha Marina Argyrou, drejtoreshë e Departamentit të Peshkimit dhe Kërkimeve Detare.

Të fundit

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me...

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe...

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i është rikthyer sërish “planeve” të...

Ukraina ngre alarmin: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

Ukraina thotë se Rusia ka nisur sulmin e saj më të madh me dronë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, duke...

Berisha takon Presidentin e IDU në Bruksel: E njoha me farsën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Presidentin e IDU-së, Stephan Harper, në Bruksel. Lajmin e ka bërë...

Lajme të tjera

Web TV