SHBA në pritje të uraganit “Ida”/ Nju Orlins evakuon banorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parashikuesit e motit paralajmëruan banorët përgjatë bregut të shtetit të Luizianës që të nxitojnë përgatitjet sot në pritje të uraganit Ida, i cili pritet të sjellë erëra deri në 225 km / orë kur të godasë bregun të dielën.

Autoritetet bënë thirrje për evakuime vullnetare dhe të detyrueshme për qytetet dhe komunitetet në të gjithë rajonin.

Në Nju Orlins kryebashkiakja urdhëroi një evakuim të detyrueshëm për zonat jashtë sistemit të argjinaturave mbrojtëse të qytetit dhe një evakuim vullnetar për banorët brenda sistemit. Por meqenëse stuhia u përshkallëzua shpejt në intensitet, kryebashkiakja LaToya Cantrell tha se nuk ishte e mundur të urdhëronte një evakuim të detyrueshëm për të gjithë qytetin, i cili do të kërkonte përdorimin e të gjitha korsive të disa autostradave për t’u larguar nga qyteti.

Presidenti amerikan Joe Biden tha të shtunën se ka folur me guvernatorët e shteteve në rajonin e Gjirit të Meksikës dhe ka koordinuar veprimet me kompanitë e energjisë në përgatitje për Uraganin Ida, stuhia e fuqishme që pritet të arrijë tokën në orët e vona të së dielës.

“Kemi dislokuar në zonë ushqime, ujë, gjeneratorë dhe furnizime të tjera. Ekipet e mbështetjes së restaurimit të energjisë dhe komunikimeve celulare janë gjithashtu në terren. Jemi koordinuar gjithashtu ngushtë me kompanitë e furnizimit me energji për të rikthyer energjinë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Presidenti Biden gjatë një seance informimi me Agjencinë Federale të Menaxhimit të Emergjencave (FEMA).

Presidenti Biden tha se FEMA dislokoi 500 anëtarë të personelit për reagimin emergjent në shtetet Teksas dhe Luiziana përpara stuhisë, përveç 2’000 punonjësve të FEMA-s që tashmë shërbejnë në mbështetje të përgjigjes ndaj COVID-it në këtë rajon.

Lexo edhe :  Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Stuhia pritet të ulet në tokë pikërisht në datën kur Uragani Katrina shkatërroi një pjesë të madhe të Bregut të Gjirit, 16 vjet më parë. Por, ndërsa uragani Katrina ishte i Kategorisë 3 kur zbarkoi në jugperëndim të Nju Orlinsit, Ida pritet të arrijë të jetë një uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm i Kategorisë 4./VOA

 

Të fundit

Doli forcë e tretë me 64 mijë vota, Lapaj ka një mesazh pas zgjedhjeve

Adriatik Lapaj ka reaguar sërish në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ku koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet”...

KPA shkarkon përfundimisht nga detyra prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani

KPA ka nxjerrë sot përfundimisht nga sistemi i drejtësisë prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani, duke vendosur lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit të Komisionit...

Konstituimi iKuvendit të Kosovës, Presidentja Osmani takon Limajn

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar të hënën kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si pjesë e konsultimeve të saj politike në...

Starton Europiani U17 në Shqipëri, kryeministri Rama i pranishëm në stadium

Për herë të parë Shqipëria organizon një Europian të futbollit, pavarësisht se bëhet fjalë për moshën 17-vjeçare. Si vend pritës, Shqipëria luan ndeshjen e...

Franca do të ndërtojë një burg të sigurisë së lartë në mes të xhunglës së Amazonës!

Ministri francez i Drejtësisë, Gérald Darmanin, gjatë një vizite në rajon, deklaroi për gazetën Le Journal du Dimanche se burgu do të ketë si...

Lajme të tjera

Web TV