Moment historik në futbollin botëror, Messi bën debutimin e bujshëm me skuadrën e PSG (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lionel Messi debutoi me skuadrën e tij të re PSG mbrëmjen e djeshme në fitoren kundër Reims duke u futur në fushën e lojës në pjesën e dytë.

Ishte një moment historik të shihje argjentinasin duke veshur një fanellë tjetër dhe jo atë të Barcelonës. Leo Messi zbriti në fushë për vetëm 25 minuta duke zëvendësuar shokun e tij, Neymar në minutën e 65’.

Argjentinasi bëri një paraqitje relativisht të mirë duke rikuperuar topin nga kundërshtarët dhe duke u munduar të depërtojë mbrojtjen e Reims me pasimet e tij gjeniale.
Megjithatë, miliona tifozëve në gjithë botën iu refuzua dëshira për të parë treshen e sulmit Messi-Mbappe-Neymar të luajnë të tre sëbashku në fushën e blertë. Ende nuk dihet nëse kjo gje do të jetë e mundur pasi përflitet për një transferim të mundshëm të Kylian Mbappe në Bernabeu.

Vëmendja e lojtarëve të Reims ishte e gjitha te Messi menjëherë pas zbritjes së tij në fushë. Kundërshtarët e ndalën “Pleshtin” falë disa ndërhyrjeve të ashpra duke i ofruar mirëseardhjen në ligën franceze yllit argjentinas. Debutimi i vërtetë i 6 herë fituesit të Topit të Artë pritet të vijë më 12 shtator në “Parc des Prince”, para mijëra tifozëve vendas të cilët janë gati të ndezin atmosferën në tribunë në sfidën ndaj Clermontit.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV