Epidemiologu Alimehmeti publikon të dhënat: Ja kur pritet të ulet kurba e infektimeve në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka bërë një krahasim të situatës epidemiologjike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Duke iu referuar disa të dhënave të marra nga Universiteti amerikan Johns Hopkins në lidhje me Covid-19, Alimehmeti është shprehur se Kosova dhe Maqedonia e Veriut duke filluar nga data 25 gusht kanë regjistruar një ulje të kurbës sa i takon rasteve të reja të infektimeve.

Sipas epidemiologut, vendi ynë ka një ecje më të ngadaltë në kurbë, teksa shtoi se rënia mund të fillojë gjatë periudhës 5-15 shtator të këtij viti.

Ndërsa, sa i takon humbjeve të jetëve epidemiologu bën me dije se Kosova dhe Shqipëria po ecin me të njëjtin ritëm, ndërsa Maqedonia e Veriut është 2-3 fish më keq.

Postimi i Alimehmetit në Facebook:

Le të hedhim një sy mbi situatën epidemiologjike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut miqtë e mi!

Rastet e reja pozitivë për SARS-CoV-2: Fillimisht vëmë re që edhe Kosova edhe Maqedonia e Veriut kanë filluar fatmirësisht zbritjen e kurbës së rasteve të reja që më datë 25 Gusht 2021.

Pra, de facto, masat kufizuese të vendosura në Kosovë pas datës 25 gusht 2021 duken të panevojshme, pasi kurba epidemiologjike ishte tashmë në rënie.

Shqipëria ka ecje më të ngadaltë në këtë kurbë dhe, sipas përllogaritjeve (të bazuara mbi sjelljen epidemiologjike të varianteve të mëparshme dhe në vendet fqinje), pritet që faza plateau dhe rënia të ndodhë në periudhën ndërmjet datave 5 dhe 15 shtator 2021. Humbjet e jetës nga COVID-19 te rastet e njohura:

Siç e dimë qartë tashmë, numri i humbjeve të jetës e ndjek kurbën e rasteve të reja me një diferencë rreth 10-14 ditore. Si rrjedhojë pritet që Kosova dhe Maqedonia e Veriut të hyjnë në fazë rënëse pak a shumë rreth datave 5-10 shtator.

Lexo edhe :  Gjylameti fjalim lamtumire: Shërbeva me ndershmëri! PS vijon historinë me kapitenin Rama

Fatmirësisht Shqipëria paraqet një ecuri të sheshtë të humbjeve të jetës (për 1 milionë banorë), ndryshe nga Kosova dhe Maqedonia.

Ndërsa, nëse studiojmë CFR (case-fatality rate), pra përqindjen e humbjeve të jetës ndër rastet e njohura, vëmë se:

Kosova dhe Shqipëria ecin me të njëjtin ritëm, ndërsa Maqedonia e Veriut është 2-3 fish më keq në këtë drejtim. Situata është dinamike dhe si e tillë duhet trajtuar, por tashmë njohim shumë më shumë se një vit më parë! Vendimet nuk duhet të jenë më të bazuara mbi emocione, por vetëm mbi evidenca dhe analizime!

Të fundit

Deficiti tregtar në shënjestër/ Shtëpia e Bardhë fut në “luftë” negociatash 90 vende

Këshilltari i tregtisë në Shtëpinë e Bardhë, Peter Navarro, ka deklaruar se negociatat për marrëveshje të reja tregtare janë...

Po vjen dita e madhe! Messi dhe Ronaldo përballen në Arabi

Në dhjetor, Leo Messi do të jetë lojtar i lirë. Kontrata e tij me Inter Miami përfundon dhe deri tani klubi nuk ka folur...

Moti i keq përfshin Italinë qëndrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Pas shiut të rrëmbyeshëm të djeshëm në Milano, moti i keq përfshiu Firencen, Torinon, Xhenovën dhe zonën më të gjerë të Napolit. Zjarrfikësit dhe...

Një reagim i Trump i bën gjëmën miliarderit Elon Musk, Tesla bie për dy arsye

Aksionet e Tesla-s (TSLA) ranë me 7.6% sot para hapjes zyrtare të bursës, pasi drejtori ekzekutiv i kompanisë, Elon Musk, shpalli formimin e një...

“Ishte rrëmbim”/ Malltezi flet për herë të parë pas 20 muajsh në arrest

Jamarbër Malltezi, prej mbi 20 muaj i mbajtur në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ka dhënë më shumë detaje, lidhur me dritë-hijet e...

Lajme të tjera

Web TV