Policia vijon operacionin/ 6 shoferë të arrestuar në 24 orë, pezullohen 34 patenta (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore vijon kontrollet në rrugë, për të parandaluar dhe ndëshkuar rastet kur drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, me masë alkooli deri në 0.56 mg/l.

Po ashtu janë pezulluar 34 leje drejtimi, nga të cilat 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varion nga 83 km/orë në qendrat e banuara deri në 172 km/orë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 3 për qarkullim në sens të kundërt.

NJOFTIMI I POLICISE
Në të gjitha rrugët e vendit vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore, me radarë???, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, gjatë kontrolleve intensive në çdo aks rrugor dhe qendra urbane, me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, me alkoolin apo me përdorimin e celularit në timon, me mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe më keq akoma me drejtimin e automjetit, pa leje drejtimi.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, me masë alkooli deri në 0.56 mg/l.

?Janë pezulluar 34 leje drejtimi, nga të cilat 19 për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varion nga 83 km/orë në qendrat e banuara deri në 172 km/orë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 3 për qarkullim në sens të kundërt.

Lexo edhe :  Parashikimi i motit për sot, 1 mars 2025

?Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1554 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Nga Policia Rrugore e Elbasanit është arrestuar në flagrancë shtetasi E. V., 27 vjeç, banues në Cërrik, i cili pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke xhiruar gomat dhe duke bërë manovra të rrezikshme me mjetin, i ka ofruar një kartëmonedhë me prerje 5.000 lekë punonjësit të Policisë, për të shmangur masën administrative.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve: Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, mos përdorni celularin në timon, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, mbroni jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, respektoni rregullat e qarkullimit që të arrini të sigurt në destinacion, mos u bëni statistikë!

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.

#MosUbejStatistike?
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?

Të fundit

“Nuk je vetëm”/ Udhëheqësit evropianë mbështesin Zelenskyn pas përplasjes me Trump

Aleatët evropianë të Ukrainës, që pritet të mblidhen në Londër të dielën, janë bashkuar në mbështetje të presidentit Volodymyr...

Ish-Komanda e Gardës do të bëhet qendër kulturore,Rama:Mund të quhet Muzeu i “veshjeve…

Godina e ish-Komandës së Gardës së Republikës, do të transformohet në qendrën “Trashëgimia për të gjithë – Garda”, falë bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës...

Ndërhyrje “horror” në FA Cup, lojtari francez largohet me barelë dhe maskë oksigjeni

Ndeshja mes Crystal Palace dhe Millwall në Kupën FA ka regjistruar në minutat e parë një episod shumë të rëndë, kur portieri i skuadrës...

Mevlani braktis partneren shtatzënë për t’u rikthyer në krahët Livias

Ndonëse në pritje për t’u bërë baba, Mevlani dhe partnerja e tij i kanë fund lidhjes së tyre. Shkak duket se është bërë raporti...

Primaret e Partisë Demokratike, mbi 44 mijë e 600 demokratë votuan deri në orën 16:00

Procesi i Primareve për zgjedhjet për Kuvend të 11 maj 2025, është hapur në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë në orën 8.00. Pjesëmarrja...

Lajme të tjera

Web TV