Do ekzekutonin anëtarin e një bande në Durrës/ 3 “vrasësit me pagesë” mbyllin gojën

Tre të arrestuarit në Durrës, të dyshuar si vrasës me pagesë, kanë mbyllur gojën në polici, duke mos treguar se kush ishte shënjestra e atentatit të dështuar.

Aldi Mustafa, Uran Zyka dhe Tahir Gjinika, mësohet se kanë refuzuar të japin emrin e porositësit të ngjarjes kriminale, që policia thotë se parandaloi duke i vënë në pranga.

Në këto kushte, hetuesit po presin informacione që mund t’i ndihmojnë në dy kompjuterat laptopë dhe 9 celularët që u sekuestruar gjatë operacionit Misioni.

Edhe pistoletat dhe mitralozi mësohet se po verifikohen në laboratorin e kriminalistikës.

Grupi hetimor pret të mësoje nëse ato janë përdorur në ngjarje kriminale, çka mund të ndihmojë edhe në zbardhjen e ngjarjeve të vjetra!

Hetimet ndërkohë vijojnë edhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në veprimtarinë e dyshuar të vrasjeve me pagesë.

Aldi Mustafa, Uran Zyka dhe Tahir Gjinika, u arrestuan në lagjen 15 të Durrësit, ndërsa në makinën që ata udhëtonin u kap armët gati për përdorim.

3 ekzekutorët me pagesë mësohet se kishin planifikuar të ekzekutonin anëtarin e rëndësishëm të një bande kriminale në Durrës.