Asambleja Kombëtare e PS, Rama: Fitorja e mandatit të tretë ishte e vështirë, do bëjmë të pamundurën për të katërtin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme Asamblenë Kombëtare. Mbledhja nisi në orën 10:00 dhe po zhvillohet te Pallati i Kongreseve. Pikërisht në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama pritet të zbulojë emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Mbledhja është hapur me fjalën e kryeministrit Edi Rama, i cili kujtoi mënyrën si erdhi në pushtet Partia Socialiste dhe si u rikonfirmua tashmë për herë të tretë. Mes të tjerash, Rama u shpreh se do bëjë gjithçka që të rikonfirmohet edhe herën e katërt në pushtet, ndërsa tha se sfidat për fitore sa vijnë e bëhen më të vështira.

“Ishim një parti që vuante humbjen demoralizuese, pasojë e çarjes së egër, fryrjes nga dhjami i pushtetit, shurdhimi ndaj zërit të njerëzve të zakonshëm dhe sfilitjes nga lufta e brendshme. Një forcë politike pa disiplinë dhe orientim, e çoroditur dhe besimhumbur. U ngritëm me vështirësi, duke u përpjekur shumë.

Ripërtërihemi, bashkohemi, për t’u rikthyer në krye të vendit si alternativë e re qeverisëse. Nuk ja dolëm dot që në provën e parë të 4 viteve më vonë, humbëm me një diferencë kilometrike. Historia e atyre zgjedhjeve është e njohur. Ajo që duhet kujtuar gjithmonë e që na ktheu pas 8 vitesh në opozitë ishte këmbëngulja e madhe për t’ia dalë, për t’u forcuar e përmirësuar në çdo hap të një rrugë përpjetë. Arritëm të ngremë një makineri elektorale të fuqishme, duke ndërtuar një skuadër përfaqësuese, duke harmonizuar eksperiencën me energjitë e reja.

Fituam mandatin e parë 8 vite të shkuara, u konfirmuam në të dytin, dhe si askush më parë në historinë e zgjedhjeve shqiptare u rikonfirmuam këtë vit për të tretën herë radhazi. Kjo është fitorja më e vështirë që kemi arritur. Thjesht fakti që jemi ne të parët që e arrijmë flet vetë për veçorinë, por dhe vështirësinë e kësaj fitoreje. Por, kjo është edhe fitorja jonë më e vështirë për t’u merituar. Në politikë fitoret meritohen pasi arrihen. Fitoret e zgjedhjeve janë mundësia për të zhvilluar beteja të vazhdueshme, për t’iu kthyer zgjedhjeve me punë kredinë e lartë të përfaqësimit që ata u japin borxh fituesve me votën e tyre.

Lexo edhe :  Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Herën e katërt do ta kemi më të vështirë se sa këtë të tretën, por ama nuk e luan topi që detyra jonë ndaj atyre që na besuan dhe ndaj vetë Shqipërisë, që kemi nderin e jashtëzakonshëm ta udhëheqim, është të bëjmë të pamundurën për t’ia dalë të rikonfirmohemi përsëri pas 4 vitesh”, tha Rama.

Të fundit

Mbyti babanë me tel, policia arreston bashkëpunëtorin e 26-vjeçares!

Mbyti babain me tel, arrestohet bashkëpunëtori i 26-vjeçares Ka shkuar në tre numri i personave të arrestuar në lidhje me...

Zjarret përfshijnë disa zona në vend, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Situata nga zjarret në disa qarqe të vendit vijon të jetë kritike, ndërsa Forcat Ajrore dhe strukturat vendore të emergjencës janë në gatishmëri të...

Ju nuk jeni Kosova, as Shqipëria!

Nga Fejzo Subashi. Nëse edhe sot, nuk e vënë në efiçenc, deputetët e Parlamentit të Kosovës, të zgjedhur në shkurt të këtij viti, pa përjashtim,...

26 korrik 1875/ Lindja e Gustav Jungut: Udhëtimi i mendjes drejt errësirës

Nga Leonard Veizi Në mëngjesin e qetë të 26 korrikut 1875, në brigjet e liqenit të Bodenit, në Kesswil të Zvicrës, lindi Karl Gustav Jung...

“Shuhet” tensioni mes Lautaros dhe Calhanoglu, turku drejt rinovimit me Interin

Paqja më në fund është rikthyer midis Lautaro Martinez dhe Hakan Calhanoglu. Pas tensioneve pas Kupës së Botës për Klube dhe fjalëve të kapitenit...

Lajme të tjera

Web TV