SHBA i dhuron Forcave të Armatosura Shqiptare, dronë inteligjentë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SHBA i dhuron dronë inteligjentë Forcave të Armatosura Shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në ‘Facebook’.

Sipas ambasadës, anëtarë të Gardës Kombëtare të New Jersey kanë mbërritur në Shqipëri për të kryer fluturime stimuluese me sistemet ajrore pa pilot PUMA. Këto të fundit u dhuruan si pjesë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Batalionit të dytë të Këmbësorisë.

REAGIMI I AMBASADËS
?? | Anëtarë të Gardës Kombëtare të New Jersey udhëtuan në Shqipëri këtë javë për të kryer fluturime simuluese me Sistemet Ajrore pa pilot PUMA të sapoblera. PUMA-t iu dhanë Forcave të Armatosura Shqiptare si pjesë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Batalionit të dytë të Këmbësorisë. Ushtarët e Gardës Kombëtare të New Jersey kanë kaluar javën duke ofruar mbështetje për kolegët ushtarakë shqiptarë me inventarin, mirëmbajtjen dhe trajnime mbi pajisjet e reja. Një nga ushtarakët e Gardës Kombëtare të New Jersey, Togerja e Parë Collaku, ka lindur në Shqipëri dhe është transferuar në New Jersey kur ishte adoleshente. Ajo tani është Oficere e Ushtrisë dhe ky program partneriteti ndërmjet shteteve është veçanërisht domethënës për të, pasi kthehet në Shqipëri. #krahperkrah

Të fundit

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë në rrugë, sulmon karabinierët

Një shtetas shqiptar 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga karabinierët e Peruxhias, si i dyshuar për përfshirje në një...

Bankers pranon vendimin: Do shlyejmë detyrimet ndaj shtetit shqiptar

Kompania Bankers Petroleum ka konfirmuar zyrtarisht se do të zbatojë pa asnjë rezervë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në lidhje me çështjen me...

Redi Molla mbetet në qeli, gjykata rrëzon kërkesën e ish-drejtorit

Togat e zeza kanë rrëzuar këtë të premte kërkesën e Redi Mollës për të dalë nga qelia. Ish-drejtori në Bashkinë e Tiranës dhe një...

Beogradi dhe Zagrebi nxisin urrejtje reciproke (analiza e thelluar)

Natyra konkurruese e garës së armatimeve midis Serbisë dhe Kroacisë: a janë paradat ushtarake të Zagrebit dhe Beogradit thjesht propagandë? Kroacia organizoi paradën e...

SPAK mbyll hetimet, Vëllai dhe kushëriri i deputetit ndihmuan për vrasjen e Durim Bamit

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen me gjashtë të pandehur, të cilët akuzohen për disa ngjarje të rënda...

Lajme të tjera

Web TV