Ministria për fëmijët, Rama: Është një prioritet i ri, kemi punuar prej një viti për të hartuar një program specifik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur për përbërjen e qeverisë së re, e treta e drejtuar prej tij pas vendosjes së emrave dhe bërjes së tyre publike sot në Asamblenë e PS. Një nga risitë e qeverisë “Rama 3” ishte dhe ministria për fëmijët, ku Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët u zgjodh Bora Muzhaqi. I pyetur se përse një ministri e tillë, Rama tha në “Opinion” se është hartuar një program specifik kompleks dhe krijimi i një ministrie ishte domosdoshmëri.

 

“Është një prioritet i ri i dedikuar i qeverisë së re, për rininë dhe fëmijët. Ne kemi punuar prej një viti për të hartuar një program specifik për fëmijët. Duke pasur parasysh faktin se fëmijët në këtë vend kanë pak hapësira përtej shkollës dhe kopshtit për t’i përfshirë në aktivitete më shumë dhe nga ana tjetër lidhet dhe me futjen në program të arteve dhe zejeve për fëmijët. Këtu kemi parasysh të gjithë nxënësit e shkollave elementare dhe nga ana tjetër programi për sportin. Është një program kompleks, që do kërkojë angazhimin e të gjitha institucioneve dhe një ministre shteti që do bëjë koordinimin e këtyre programeve ishte domosdoshmëri”, tha Rama.

Sa i përket pakënaqësive që ai vetë artikuloi sot ndaj të vetëve, ndërkohë që disa ministra mbetën në të njëjtat poste, Rama foli për një stad tjetër.

“Ajo që kam shprehur unë për nevojën e një transformimi të ri në PS dhe domosdoshmërinë e kalimit të PS në një stad tjetër, nga një parti që në aspektin e kapaciteteve të veta elektorale ka një makineri elektorale të pakonkurrueshme hë për hë, në një parti që krijon kushtet dhe hapësirat për të pasur jetë politike brenda saj dhe për të përfshirë në jetën politike të saj edhe ata jashtë saj në periudhën midis dy zgjedhjeve. Kjo nuk ka të bëjë fare me ministritë. Është çështje e një kulture 30-vjeçare”, tha ai.

Lexo edhe :  “Noc Rrokun do marrin më 11 maj”- Rama ironizon opozitën dhe i përgjigjet komentuesit

 

Lidhur me dy prioritete kryesore të qeverisë së re, Rama tha se janë ato për ta bërë Shqipërinë kampione në Ballkan në turizëm dhe në eksportimin neto të energjisë.

“Prioritetet tona janë shumë të qarta se janë bërë me dije për publikun që në fushatë. Duhet pak durim që kjo skuadër të shkojë në parlament, aty do shpaloset dhe programi i qeverisë.
Së pari, ne duam që Shqipëria e kësaj dekade të bëhet kampione në Ballkan për turizmin.
Së dyti, ne duam që Shqipëria të bëhet në këtë dekadë eksportuese neto e energjisë. Qoftë e para, qoftë e dyta nuk janë dëshira të bazuara tek ëndrra për ta parë Shqipërinë në një nivel tjetër por janë të bazuara tek puna që kemi bërë dhe investimet janë bërë”, tha ai.

 

Të fundit

Shqiptarët tubim kundër refuzimit të vizave për familjarët/ Po na “ndajnë” nga prindërit

Komuniteti shqiptar në Irlandë protestoi kundër refuzimit sistematik të vizave të vizitorëve për anëtarët e familjeve shqiptare. Protesta u mbajt...

A do t’i hetojë SPAK krimet zgjedhore?/ Çollaku:Thembra e Akilit, financimi i partive

Basir Çollaku e sheh si propagandë Task Forcën që u prezantua nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion për të hetuar krimet zgjedhore në zgjedhjet...

VIDEO/ Gjimshiti “fluturon” në Bergamo, por Atalanta merr vetëm “X” ndaj Torinos

Atalanta zhgënjen ndaj Torinos në Bergamo, teksa barazoi 1-1. Berat Gjimshiti realizoi gol me kokë pas 35 minutash lojë, duke u shndërruar në protagonist...

Sara rrëfen takimin e Bardhit me familjarët e saj: Me gjyshin u takua shumë ftohtë

Sara Gjordeni ka rrëfyer takimin e parë të Bardhit me familjarët e saj. Në një intervistë të dhënë së fundmi Sara u shpreh se veçanërisht takimi...

E paralajmëron miku i tij/ Një surprizë e papritur për Gjestin sonte në spektakël (FOTO)

Gjesti është një nga konkurrentët më të komentuar të këtij edicioni që do të përballet me një surprizë të papritur sonte gjatë spektaklit. Miku i...

Lajme të tjera

Web TV