Përdhunoi të moshuarën 40 vjet më parë , ADN-ja “detyron” autorin të pranojë ngjarjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teknologjia dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i hetuesve ka bërë të mundur zbardhjen e një përdhunimi të ndodhur 40 vjet më parë. Kenneth Wells, aktualisht 63 vjeç, është shpallur fajtor për një përdhunim të ndodhur në vitin e largët 1980, në atë kohë ai ishte 23 vjeç.

Më 6 nëntor të vitit 1980, Violet Brown, 71 vjeçe, u përdhunua në banesën e saj ku jetonte e vetme në Wilts të Anglisë. Kenneth Wells u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe mbeti i dyshuari kryesor, por kurrë nuk pati prova të mjaftueshme për ta akuzuar atë dhe u la i lirë.

Kjo çështje u rihap pas një rihetimi të hollësishëm, si dhe duke përdorur teknologjinë e fundit të ADN-së, autoritetet ishin tashmë në gjendje të konfirmojnë se Ëells është autori i ngjarjes. Atij iu vunë prangat sërish më 29 qershor të këtij viti, ndërsa të mërkurën u shpall fajtor dhe pranoi krimin e ndodhur 40 vjet më parë.

Për fat të keq, zonja Brown ndërroi jetë në vitin 1996 duke mos arritur ta shohë pas hekurave autorin e sulmit ndaj saj.

Të fundit

Plani tronditës i Trump për Lindjen e Mesme tërheq investitorët ndërkombëtarë

Tronditje historike e Lindjes së Mesme po fillon të tërheqë investitorët ndërkombëtarë, duke ‘u ngrohur’ nga perspektiva e paqes...

Thasë me flete votimi që vijnë nga diaspora e Kosovës, nis procesi i verifikimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka nisur verifikimin e votave që kanë ardhur përmes postës. Siç shihet në këtë foto fletët e votimit janë...

Del në shitje kontrata e këngës historike të Jay-Z dhe Eminem

Jay-Z e ftoi Eminem si yllin e vetëm në albumin e tij të famshëm “The Blueprint” dhe prova e marrëveshjes së tyre për “Renegade”...

E shpalli ‘non grata’, Berishës nuk i del inati me Blinken

Ish-kryeministrit Sali Berisha nuk i del inati me ish sekretarin e Shtetit në SHBA, Antony Blinken, i cili e shpalli kreun e PD non...

Leopardi Arab në Rrezik: Event i Veçantë për Ndërgjegjësim në Kopshtin Zoologjik

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur se leopardi arab është në rrezik zhdukjeje, duke e futur këtë specie të rrallë në listën e...

Lajme të tjera

Web TV