1.5 milion vaksinime, Rama thirrje qytetarëve: Vaksinohuni, mbroni shëndetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shkuar në 1.500.000 numri i vaksinimeve të kryera në vend kundër COVID-19. Shifra u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku i bën thirrje qytetarëve të vaksinohen.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! Mbroni Shëndetin. Vaksinat shpëtojnë jetë”, shkruan Rama.

Vaksinimi kundër COVID në vendin tonë po ecën me ritme të shpejta, ndërsa muaj shtator është muaj i hapur vaksinimi për të gjithë personat mbi 18 vjeç.

Numri total i vaksinave të mbërritur në vend ka shkuar në 1 milion e 950 doza, ku mbrëmje ne djeshme u prit një ngarkesë me 31.590 doza të Pfizer.

Kujtojmë se për tre kategori profesionesh, stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët, vaksinimi është i detyrueshëm.

Spitali Infektivi është spitali i vetëm COVID në vend, ndërsa me rritjen e rasteve të infeksionit për shkak të variantit Delta, po kryhen përgatitjet e fundit në spitalin COVID 3, strukturë që do të jetë për disa ditë, ku do të zhvendosen pacientët që janë drejt përmirësimit.

Aktualisht në vend janë 11,288 pacientë aktivë me COVID19, ndërsa të shtruar në Spital janë 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Të fundit

Pse Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke...

Ky po bëhet një vend absurd

Nga Ilir Yzeiri Jo se më parë nuk ka qenë i tillë, por, tani, sa vjen e më shumë, ky vend po humbet edhe ato...

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë një numër të madh të burgosurish

Një shkëmbim i madh i të burgosurve midis Ukrainës dhe Rusisë është duke u zhvilluar të premten, mëson Radio Evropa e Lirë nga një...

‘Të penduarit e drejtësisë, ndihmë në hetime’/ Sky Ecc zbërtheu rrjetin kriminal

Autoria e programit ‘Gjërat Tona’ Etleva Delia zbuloi detaje të tjera lidhur me arrestimin e Xhevdet Plakut në Gjirin e Lalzit ditën e sotme....

Hapet tuneli i Llogarasë, Belinda Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se nga e shtuna e 24 majit, do të hapet tuneli i Llogarasë do të hapet...

Lajme të tjera

Web TV