Befason studimi: Qentë nuk janë as besnikë as mirënjohës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperimente të reja tregojnë se qentë nuk janë aspak mirënjohës ndaj të zotëve, por servilë.

Prej kohësh dihet se qentë përfaqësojnë një mënyrë shumë të privilegjuar jetese në këtë planet. Afërsinë me njeriun, gjedhët, derrat dhe pulat e paguajnë gjithnjë me kokë, pavarësisht nëse zgjat pak apo shumë. Drerët dhe derrat e egër madje kërkohen nga njeriu në territoret ku jetojnë dhe vriten duke u qëlluar nga pas. Kurse, qentë i mbajnë putrat të hapura.

Qenve mund t’u ketë kushtuar disa mijëra vjet evolucion shikimi servil që kanë mësuar të hedhin, i cili i bën shumë njerëz që të shkrihen nga qejfi. Njerëzit kujdesen për parazitët me përkushtim duke i mbajtur me ushqim dhe banim, duke u hequr madje jashtëqitjen me qese plastike. 1,4 miliardë euro japin gjermanët çdo vit për ushqimin e qenve. Shumë pak qenë punojnë për të nxjerrë bukën, si për shembull si shoqërues në gjueti apo roje.

Por nuk mjafton me kaq, siç tregon një ekip studiesish të mbledhur rreth biologes Jim McGetrick, e cila studion mënyrat e të sjellurit në Institutin e etnologjisë, Konrad Lorenz, në Vjenë. Në numrin e fundit të revistës së njohur shkencore Plos One, ajo përshkruan në mënyrë të detajuar në 33 faqe për eksperimentet e reja, të verifikuara statistikisht, rezultatet e të cilave përmblidhen vetëm në një fjali: qentë janë mosmirënjohës.

Ky është përfundimi i arritur nga eksperimenti, gjatë të cilit njerëzit pjesëmarrës shtypin butonin e një shpërndarësi ushqimi, për t’u dhënë qenve ushqimin. Më pas kafshëve u krijohet mundësia që t’u shprehin njerëzve mirënjohjen duke vepruar në të njëjtën mënyrë. Por çfarë ndodh? Asnjë nga 20 qentë e rracës Border Collies, qenve malorë Berner ose Golden Retriever nuk e luajti putrën në laborator. Për të marrë po, për të dhënë jo. Gjë që nuk ndryshon as kur midis dy provave kafshës dhe njeriut i jepet mundësia e ndërveprimit: Qentë thjesht i pranojnë përkëdheljet.

Lexo edhe :  Një gjë që nuk duhet të bëni kur fëmija juaj është i ftohur

Jo, qeni nuk është miku më i mirë i njeriut, ai vetëm bën sikur. Atij nuk i kushton asgjë që të shohë me dashuri dhe të përulet. Por nëse i duhet të luftojë për një gjë më të shtrenjtë, për ushqimin, atëherë dashamirësia merr fund./DW

 

Të fundit

Dafina Zeqiri do të heqë dorë nga muzika?

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka njoftuar fansat për një pauzë të përkohshme nga karriera e saj muzikore, ndërsa...

PD, kjo parti e vogël

Nga Artur Ajazi E vogël ka qenë edhe kur u formua. E tillë ishte dhe mbeti edhe sot. Mjafton ti shohësh statistikat emërore, të atyre...

ARRSH: 120 milionë lekë për platformën e rrugëve me pagesë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) do të ngrejë platformën e integruar për menaxhimin, monitorimin dhe operimin e stacioneve të tarifimit në rrugë (TOLL). Për ndërtimin...

Kërkon lirimin nga burgu, nis seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në Apelin e Posaçëm

Sapo ka nisur seanca me dyer të mbyllura ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi gjyqi u shty ditën e djeshme. Ishte një proces maratonë ai i...

Nga nesër mbyllet Tik Tok-u, AKEP thirrje kompanive të internetit: Bllokoni aksesin!

Aplikacioni i TikTok do të mbyllet në Shqipëri duke nisur nga dita e nesërme. Report Tv zbardh shkresën e AKEP Shkresa Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike...

Lajme të tjera

Web TV