Rekordi i temperaturave në Antarktidë është thyer sërish. Në bazën ushtarake Esperanza, që ndodhet në majën veriore të gadishullit të kontinentit, janë regjistruar temperaturat 18.3 gradë Celsius.
Vlera e temperaturës në fjalë ka thyer rekordet e temperaturës së mëparshme të regjistruar në 17.5 gradë Celsius.
Agjencia meteorologjike e Argjentinës ka zbuluar se kjo është vlera më e lartë e temperaturave e arritur në Antarktidë që nga viti 1961. Për pasojë akullnajat janë zhvendosur dhe sasia e ujit është rritur ndjeshëm.