Nis sërish në Francë gjyqi i të përfshirëve në sulmin terrorist të 2015-ës ku u vranë 130 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca ka rifilluar gjyqin mbi sulmet në Paris në 13 nëntor të vitit 2015, të cilat lanë 130 të vdekur.

Sulmi me bombardime nga ekstremistët e grupit Shteti Islamik (IS) ishte mizoria më e keqe e pas Luftës së Dytë Botërore në Francë.

Sulmuesi i vetëm i mbijetuar, Salah Abdeslam, është në gjyq me 19 të pandehur të tjerë në një objekt të ndërtuar me qëllim mbajtjen e tyre në Paris.

Gjyqi po përshkruhet si më i madhi në historinë moderne të Francës.

Gjatë nëntë muajve të ardhshëm, do të ketë mbi 140 ditë seanca që përfshijnë rreth 330 avokatë dhe 1,800 të mbijetuar dhe të afërm të viktimave. Rreth 300 dëshmitarë do të dëgjohen, përfshirë François Hollande, presidenti francez në kohën e sulmeve.

Përpara gjyqit, Hollande u tha mediave franceze se ky ishte një moment i rëndësishëm për viktimat e sulmeve, të cilat ai i përshkroi si një “akt lufte” në atë kohë.

ISIS pranoi se kishte kryer sulmet në sallën e koncerteve Bataclan, një stadium i madh, restorante dhe bare më 13 nëntor 2015.

Të dyshuarit mbërritën në gjykatë me automjete policie nën masa të rrepta sigurie të mërkurën në mëngjes. Ata ishin ulur së bashku, të veshur me maska ​​për fytyrën, para se të fillonte gjykimi.

 

 

Të fundit

“Motra ime solli në Tiranë dokumentin final!”/ Rama jep lajmin e mirë për emigrantët

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjete sociale ka informuar se kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës së...

Festa e titullit, Martinez bie nga autobusi, Barcelona raporton për gjendjen e lojtarit

Pas suksesit ndaj Espanjolit, Barcelona ka festuar gjatë në Katalunjë titullin kampion, por një video që ka marrë vëmendjen në orët e fundit tregon...

Erdogan i kap gishtin Macron dhe nuk ia lëshon/ Videoja nga Samiti në Tiranë bëhet virale

Një moment sa befasues aq edhe komik u kap gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, ku presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u...

Përplasja me gazetarët, policia çon në SPAK Edi Palokën dhe Klevis Balliun

Policia ka referuar në SPAK materialet për demokratët Edi Paloka dhe Klevis Balliu, pas incidentit me gazetarët të ndodhur gjatë protestës së opozitës ditën...

Ceremonia e përurimit/ Papa Leoni XIV: Vij para jush si një vëlla (VIDEO)

Papa Leoni XIV, ka mbajtur fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit si kreu i Vatikanit. Papa tha se vjen para besimtarëve si një...

Lajme të tjera

Web TV