Opozita mbetet pa “opozitë”, të vegjlit braktisin Bashën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarët e partive të vogla që garuan nën siglën e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit janë bërë bashkë për të formuar grupin parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë.

Partia Demokratike për të maksimalizuar votat futi në listën e saj për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit edhe emrat kryesish të kryetarëve të partive që ishin në opozitë. Agron Duka, kreu i Partisë Agreare Ambientaliste, Fatmir Mediu i Partisë Republikane, Dashamir Shehi i LZHK-së, kreu i PBDNJ Vangjel Dule, si dhe PDIU Shëptim Idrizi fituan mandatet nëpërmjet marrëveshjes me Bashën, duke garuar nën siglën e Partisë Demokratike. Opozita brenda opozitës do të krijojnë grupin e tyre parlamentar, pasi rregullorja e kërkon që grupi krijohet me më shumë se 7 deputetë. Parimisht dakord janë pjesa me e madhe e aleateve, përveç kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi, që nuk ia ka konfirmuar ende nëse do bashkohet me aleatët e tjerë për një grup parlamentar. Për të formuar një grup parlamentar, sipas Rregullores së Kuvendit duhet që të jenë të paktën 7 deputetë. Përveç Dashamir Shehit, Agron Dukës dhe Vangjel Dules të cilët janë të vetmit që kanë marrë mandatet e deputetit nga radhët e forcave të tyre politike, në zgjedhjet e 25 Prillit, me logon e Partisë Republikane, por në listën e PD-Aleanca për Ndryshim dolën tre deputetë: një në Tiranë që ishte Mediu dhe dy në Lezhë; Elda Hoti që mori mandatin e Mark Markut dhe Lindita Metalija. Sa i përket Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet duhet thënë se dhe ajo mori 3 mandatee nga listat e opozitës, dy në Tiranë Shpëtim Idrizi dhe Mesila Doda si dhe një në Qarkun e Fierit. Duhet nënvizuar se sipas rregullores së Kuvendit edhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk mund të bëjë një grup parlamentar pasi mori vetëm 4 mandate nga 7 që duhen për të pasur grupin e vet parlamentar. Ende nuk ka asnjë informacion për lëvizjet e LSI-së në këtë drejtim. Këto lëvizje të partive të tjera opozitare në vend vijnë kur Lulzim Basha dhe Partia Demokratike gjenden në një udhëkryq pasi janë vendosur nën një presion shumë të madh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të larguar Sali Berishën nga grupi parlamentar pas shpalljes së tij ‘non grata’.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Theo Hernandez në Arabi, Allegri gjen zëvendësuesin

Pas largimit të Theo Hernandez drejt Arabisë Saudite, Milan po ndjek disa emra për krahun e majtë të mbrojtjes, por momentalisht në krye të...

Lajme të tjera

Web TV