Berisha për përjashtimin nga PD: Basha është i pabesë, më njoftoi 20 minuta para se të komunikonte vendimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur në emisionin “Zonë e Lirë” se Lulzim Basha është treguar i pabesë me vendimin që ka marrë për ta larguar nga grupi parlamentar.

Ai dha detaje në lidhje me komunikimin që ka pasur me Bashën në momentin që i ka komunikuar vendimin. Berisha u shpreh se e ka kundërshtuar vendimin e Bashës.

Arian Çani: Në Nëntor të 2018-s, Bashës i bëra “pyetjen që vret”: A mendon se ka ardhur koha që të vrasësh babën? Basha u përgjigj: Kurrë!

Sali Berisha: Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral.

Arian Çani: Pra Lul Basha i pabesë?

Sali Berisha: Normal. Një akt të cilin e njoftoi 20 minuta para se të dalë në mesazhin tij. Ma tha mua në telefon dhe unë e kundërshtova në mënyrë kategorike, sepse nuk ishte tagri tij një vendim i tillë. I kërkova që kundërshtimin tim të ua përcjellë të pranishmëve në mbledhje. Në fakt ai kishte paraqitur më parë mesazhin më pas shkoi për t’ua komunikuar. E bëri pa i lajmëruar. I la të mbledhur për një orë, shkoi tek ata dhe i njoftoi. Pra mbledhjen e kishte bërë për t’iu thënë vendimin.

Të fundit

Lapaj i ftoi për koalicion, Shehaj-Qori refuzuan. Sot do kishin 8 mandate

Nëse Agron Shehaj, Adriatik Lapaj dhe Arlind Qori do të lidhnin një aleancë së bashku, duke garuar si një...

Meloni uron Ramën për fitoren: Do vazhdojmë të punojmë

Kryeministrja italiane, Giorgia Melno, ka uruar Edi Ramën për fitoren e mandatit të tij të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Me anë të...

Komenti i Ramës pas fitores: LaCivita, parukieri që do bënte Berishën si Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet në Shqipëri, duke përfituar nga ndjenjat pro-BE për t’u bërë udhëheqësi demokratik më...

PS “pushton” edhe diasporën, thellohet diferenca, Lapaj i treti

Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës. Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 60400 zarfe. Sipas rezultateve nga KQZ, PS ka marrë...

Betejë e fortë në PD, këto janë emrat e Tiranës që po luftojnë për një vend në parlament

Një luftë për dy vende është ajo e Partisë Demokratike në Tiranë. PD ia doli që të rimarrë mandatin që për pak kohë ia...

Lajme të tjera

Web TV