Reperja e famshme australiane Iggy Azalea, ndonëse në fillimet e karrierës së saj ka qenë e ndrojtur, vitet e fundit nuk ka lënë gjë pa hequr.
Madje jo vetëm që nuk ka lënë gjë pa hequr por ajo nuk ka lënë gjë pa bërë operacion gjithashtu. Iggy njihet për të pasme bombastike dhe për gjoksin e saj mikroskopik i cili mund të dallohet vetëm nga teleskopi i NASA-s.
Fatmirësisht, ndërhyrjet estetike sot nuk të lënë në baltë. Kështu Iggy pasi sistemoi të pasmet më mirë se sa i kishte, zmadhoi gjoksin për të rregulluar sadopak skenografinë e videoklipeve që bën çdo javë. Me kalimin e viteve ajo filloi të zhvishej pak e nga pak dhe tani nuk e di as vetë se çfarë të heqë më.
Së fundmi ajo shfaqet me bikini në plazh duke u shprehur se është e vështirë që të besosh që për Krishtlindje mund të ketë mot me diell.
“Vështirë të besosh se Krishtlindjet janë afër dhe është një mot si ky!”, -shkruan këngëtarja në foton me bikini.
Të gjithë ata që se kanë provuar të jenë në plazh për Krishtlindje, me statistika të sakta, janë persona të cilët nuk kanë as të pasme bombastike dhe nuk kanë as shumë ndjekës në Instagram.
/Fjala.al
Në fillimet e karrierës.