6 vendet ku dielli nuk perëndon kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rutina jonë normale përfshin afërisht 24 orë në ditë, të ndara në rreth 12 orë ditë me diell dhe pjesa tjetër natë. Por, a e dini se ka vende në të gjithë botën ku dielli nuk perëndon fare për më shumë se 70 ditë? Imagjinoni sa interesante do të ishte për turistët të mbanin orën shënim, kur edhe vendasit aty ngatërrohen pa një perëndim dielli për 70 ditë rresht.

Nëse doni të dini më shumë, njihuni dhe ju me 6 vendet në Tokë ku dielli nuk ka perënduar kurrë:

Norvegjia

Norvegjia, e vendosur në Rrethin Arktik, quhet edhe “Toka e Diellit të Mesnatës”, ku nga maji deri në fund të korrikut, dielli në të vërtetë aty nuk perëndon kurrë. Kjo do të thotë se për një periudhë prej 76 ditësh nata nuk ekziston. Në Svalbard, dielli shkëlqen vazhdimisht nga 10 prilli deri më 23 gusht. Ky është gjithashtu dhe rajoni më i banuar në veri të Evropës. Ju mund të planifikoni vizitën tuaj në këtë vend gjatë kësaj kohe dhe të jetoni ditët, kur nuk ka natë.

Nunavut, Kanada

Nunavut është një qytet me më shumë se 3000 njerëz. Ai ndodhet dy gradë mbi Rrethin e Arktikut, në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë. Këtu dielli nuk perëndon për 2 muaj, ndërsa në dimër, vendi jeton po ashtu 30 ditë rresht në errësirë ​​të plotë.

Islanda

Islanda është ishulli më i madh i Evropës pas Britanisë së Madhe dhe njihet gjithashtu si vendi që nuk ka mushkonja. Gjatë verës, netët janë të qarta në Islandë, ndërsa gjatë muajit qershor, dielli në fakt nuk perëndon kurrë. Për të parë Diellin e Mesnatës në shkëlqimin e tij të plotë, ju mund të vizitoni qytetin Akureyri dhe ishullin Grimsey.

Lexo edhe :  Plani amerikan për Libanin, Hezbollahu çarmatoset brenda vitit

Barrow, Alaska

Nga fundi i majit deri në fund të korrikut, dielli nuk perëndon kurrë në këtë qytet, gjë që më vonë kompensohet nga fillimi i nëntorit ku për 30 ditë ajo që shihet janë vetëm netët polare. I famshëm për malet e mbuluara me borë dhe akullnajat magjepsëse, ky vend mund të vizitohet gjatë verës ose nëse doni pak drithërima edhe gjatë dimrit.

Finlanda

Toka e mijëra liqeneve dhe ishujve, shumica e Finlandës e sheh diellin 24 orë përgjatë 73 ditëve në verë, ndërsa gjatë dimrit, ky rajon nuk sheh dritë me sy. Kjo është gjithashtu një nga arsyet pse njerëzit këtu flenë më pak gjatë verës dhe më shumë gjatë dimrave. Në Finlandë ju mund të shijoni aurat polare dhe gjithashtu të keni mundësinë të kënaqeni me ski e të përjetoni ndjenjën e qëndrimit në shtëpitë eskimeze, që duken si kuti qelqi.

Suedia

 

Nga fillimi i majit deri në fund të gushtit, në Suedi dielli perëndon rreth mesnatës dhe lind rreth orës 4 të mëngjesit. Këtu, periudha kohore më ditë të pandërprera me diell mund të zgjasë edhe deri në gjashtë muaj të vitit. Këtu mund të kalohen ditë të gjata duke u kënaqur me aktivitete aventureske, duke dalë jashtë për golf, peshkim, eksploruar shtigje të egra në natyrë dhe shumë më tepër

Të fundit

Historike! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vjen në Tiranë, zbulohet data

Më 11 shtator, Tirana do të mirëpresë mbledhjen e radhës të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Organi më i lartë...

Efektivi Klajdi Mustaj e nxori nga automjeti, i mituri humb jetën

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne nga Spitali i Traumës aty prej disa ditësh po luftonte me vdekjen i...

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën...

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Lajme të tjera

Web TV