Tornado e fuqishme shkatërron ishullin italian, humbin jetën dy persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona kanë mbetur të vdekur nga një tornado që goditi ishullin e vogël italian, Pantelleria. Tornado goditi ishullin në jug të Sicilisë gjatë orëve të para të mbrëmjes së kaluar.

“Për shkak të stuhisë së madhe, shtyllat u përkulën, çatitë u dëmtuan dhe pemët u rrëzuan”, thanë zjarrfikësit. Ky ishull është i banuar kryesisht nga njerëz që janë me pushime.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA tha se një zjarrfikës dhe një burrë 86-vjeçar kishin humbur jetën. Viktimat ishin në vetura, të cilat fluturuan në ajër dhe u përmbysën dhe një makinë ra në çati, ndërsa tjetrës i ishte thyer pjesa e përparme.

Nëntë persona janë në mesin e të plagosurve, dy prej të cilëve në gjendje kritike, tha kryebashkiaku i Pantelleria, Vincenzo Vittorio Campo, për TV Sky TG24, dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion për të zhdukurit.

Të fundit

Pse ‘detyrim paraqitje’ ka mërzitur Sali Berishën?!

Ylli Pata E gjitha kjo nuk është fare një qëndrim bazik mbi çështjen apo dosjen mbi të, përkatësisht doktorin, por...

Balerina e njohur shqiptare në pritje te embël,

Balerina e njohur Isida Mollaymeri është në pritje të ëmbël. Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Mollaymeri shfaqet në festën e ‘baby gender’,...

Nga nesër fillon aplikimi i tarifës në autostradën Thumanë-Kashar

Qarkullimi në aksin rrugor Thumanë-Kashar do të bëhet me pagesë duke filluar nga e shtuna. Kompania koncesionare ka njoftuar se nga data 4 janar do...

Emigrantët largohen pas festave, rreth 7 mijë persona kanë dalë nga Kapshtica

Pasi kanë kaluar festën e ndërrimit të viteve në vendlindje, emigrantët shqiptarë po kthehen në vendet e tyre në punës. Gjatë 24 orëve të fundit,...

Vendimi i Apelit për Berishën, reagon deputeti i PD

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me vendimin e Apelit për kryedemokratin Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetin e tij social,...

Lajme të tjera

Web TV