Raporti/ Regjistrohet shifra rekorde e ambientalistëve të vrarë brenda një viti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një numër rekord i aktivistëve që, kanë punuar për mbrojtje të ambientit, janë vrarë vitin e kaluar, sipas një raporti të përpiluar nga grupi Global Ëitness.

Sipas raportit, 227 persona janë vrarë në botë më 2020, njëherësh shifra më e lartë për të dytin vit me radhë.

Pothuajse një e treta e vrasjeve është raportuar se ka qenë e lidhur me shfrytëzim të burimeve – miniera, agrobiznes të shkallës së gjerë, diga hidroeletrike dhe infrastrukturë tjetër.

Në raport, viktimat janë konsideruar “mbrojtës të mjedisit”, të cilët janë vrarë për mbrojtje të burimeve natyrore të cilat duhet të ruhen, përfshirë pyjet, furnizimet me ujë dhe oqeanet.

Prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Parisit për Klimën më 2015, organizata ka thënë se mesatarisht katër aktivistë janë vrarë çdo javë.

Në raport është thënë se kjo “shifër shokuese” mund të jetë nënvlerësuar për shkak të kufizimeve në rritje ndaj gazetarëve dhe lirive të tjera civile.

Kolumbia është raportuar të ketë regjistruar numrin më të madh të sulmeve, me 65 persona të vrarë vitin e kaluar.

 

Të fundit

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Lajme të tjera

Web TV