Basha përplaset me Nikollën dhe braktis parlamentin, e ndjek pas edhe Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD, Lulzim Basha është përplasur me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, që në nisje të seancës.

Pas debatit, lideri i PD, i ndjekur nga deputetët e tij braktisi seancën plenare. Ajo që ra në sy është se vendimit iu bind edhe Berisha. Gjithsesi, ish-kryeministri i dëbuar nga grupi i PD, mbajti distancë nga deputetët e tjerë, ndërsa në krah i qendroi Flamur Noka.

Debati

Basha: Turp të vijë. E ke nisur me shkelje seancën. Merr urdhëra nga salla

Nikolla: Faleminderit. Po zbatoj rregulloren

Basha: Turp të vijë. E rrënove që ditën e parë parlamentin

"Turp të vijë"/ Basha përplaset me Nikollën dhe

Pse nisi sherri

Në seancën e sotme ishte parashikuar miratimi i kryetarëve të komisioneve dhe anëtarëve të Byrosë së Kuvendit. LSI-ja përmes deputetit Petrit Vasili kërkoi më shumë kohë për pozicionim e katër deputetëve të forcës së tij në Komisionet Parlamentare.

Kryetari i grupit të PD-së Alfred Rrushaj i kërkoi kryetares së Kuvendit pak minuta pushim që të diskutonin me përfaqësuesit e LSI-së, por Taulant Balla propozoi që sot të miratoheshin vetëm drejtuesit e komisioneve dhe anëtarët në seancën tjetër.

Propozimi u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste duke shkaktuar reagimin e fortë të Lulzim Bashës që akuzoi Lindita Nikollën se shkeli rregulloren që në seancën e parë që drejtoi parlamentin.

Të fundit

Seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj: Saliu e akuzoi SPAK si organizatë kriminale

Shqiptarja.com zbardh pjesë nga fjala e Erion Veliajt në Apelin e GJKKO, ku kërkon lirinë. Duke folur për ‘provat e...

Rama inspekton kantierin e Unazës së Re në Durrës

Kantieri i unazave të Durrësit është një tjetër projekt i rëndësishëm për qytetin, i cili synon jo vetëm lehtësimin e trafikut në qytet, por...

Kandidatët e 11 Majit / Para Kryesisë, Rama mbledh drejtuesit politikë në seli

Ndërsa sot në mesnatë është afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, kryeministri Edi Rama do të mbledhë drejtuesit politikë...

50 ditë nga presidenca e Trump/ Çfarë po ndryshon në SHBA

Kjo e mërkurë shënon ditën e 50-të që nga betimi i Donald Trump si president i SHBA-ve. Kjo është një kujtesë e rëndëishme, jo...

Ethet e listave në PD/ Harrohen primaret, në fund vendos Berisha

Dy partitë e mëdha po përmbyllin sot listat e kandidatëve për deputetë, ndërsa në mesnatë përfundon afati për dorëzimin e tyre në KQZ. Forumet...

Lajme të tjera

Web TV