SPAK i përgjigjet Metës: Asnjë ministër i qeverisë ‘Rama3’ nuk është nën hetim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas kërkesës zyrtare të presidencës në lidhje me informimin mbi gjendjen e procedimit dhe statusin e secilit prej 16 emrave që do të jenë ministrat e rinj të qeverisë ‘Rama 3’, SPAK i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta.

Sipas Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion, lidhur me verifikimin e 16 emrave, asnjë prej tyre nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme.

Një ditë më parë edhe Prokuroria e Përgjithshme iu përgjigj kërkesës së njëjtë të presidentit Meta, ku nënvizonte se asnjë nga 16 emrat nuk rezulton se është nën hetim.

Kryeministri Edi Rama është dekretuar më 10 shtator nga kreu i Shtetit, vetëm një ditë pas betimit të deputetëve të rinj në Kuvend. Ndërkohë, përbërja e qeverisë së re u bë publike të enjten e 2 shtatorit dhe pritet të dekretohet, pasi presidenti Meta të marrë përgjigje edhe nga SPAK-u. 12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të Qeverisë, ku numri 2 i saj është Arben Ahmetaj.

Emrat e ministrave të qeverise ‘Rama 3’;

Kryeministër – Edi Rama

Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj

Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme – Olta Xhacka

Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi

Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja

Ministër i Punëve të Brendshme – Bledi Çuçi

Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi

Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë-  Belinda Balluku

Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu

Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi

Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca

Ministre e Kulturës – Elva Margariti

Ministre e Mjedisit dhe Turizmit – Mirela Kumbaro

4 ministra shteti

Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilalli -ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Lexo edhe :  ‘Fshatarët shihen sikur po shesin drogë’/ Braçe: Skema e TVSH bllokon lëshimin e faturës

Bora Muzhaqi ministre- Shteti për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

Të fundit

Blushi: Divorci mes Metës dhe Kryemadhit u bë pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ftuar në “Real Story” tha se përdorimi i kartës...

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen shumë rëndë nga sanksionet nëse...

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në New Mexico u ndriçua nga...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Lajme të tjera

Web TV