23 vite nga 14 shtatori ’98/ Si u morën peng Kryeministria, Ministritë dhe RTSH-ja; militantë të armatosur kërkuan të rrëzonin Qeverinë Nano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot, më 14 shtator, bëhen 23 vite nga i ashtuquajturi grisht i shtetit në Shqipëri. Më 14 shtator 1998 mijëra persona të irrituar për vrasjen e Azem Hajdarit tentuan të rrëzonin Qeverinë e drejtuar nga Fatos Nano.

Grupe të armatosura morën peng për disa orë Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi. Godina e Kryeministrisë u mbush me plumba.

Sali Berisha i la një ultimatum ish-kryeministrit Fatos Nano që të jetpe dorëheqjen. Ultimatum që Nano nuk e mori parasysh.

Rreth orës 10:00 të paradites së 14 shtatorit, kryeministri njofton për një skenar destabilizues. Një orë më vonë, kortezhi mortor, një pjesë e armatosur, drejtohet drejt Kryeministrisë. Një grup personash e çojnë arkivolin për nga dera e Kryeministrisë, ndërsa të tjerë qëllojnë me armë. Kryeministria braktiset nga punonjësit, ndërsa protestuesit sulmojnë me granatahedhës dhe bomba.

Mediat botërore e ndoqën lajmin dhe e raportuan atë si një grusht shteti të mirëfilltë. Në fakt ngjarja kishte të gjitha elementet e një grushti shteti. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët kryesore të Tiranës ishin mbushur me tanke dhe civilë që qëndronin mb to. Njëherësh me Kryeministrinë, persona të armatosur morën nën kontroll edhe Radio Televizionin Shqiptar.

Për disa orë ata ishin edhe personat që ju treguan gazetarëve dhe moderatorëve të asaj kohe se çfarë duhet të thonin për shqiptarët që ndiqnin me ankth ngjarjet e Tiranës.

Përcjellja për në banesën e fundit e Azem Hajdarit u kthye në një kryengritje të armatosur. Tirana kaloi orë të vështira për gjatë gjithë datës 14 shtator dhe nuk dihej se si do shkonin ngjarjet nëse nuk do ishte ndërhyrja energjike e diplomatëve amerikanë.

Lexo edhe :  Prerja e kokës, si mori fund regjimi i terrorit me Gjykatën e Revolucionit

Të paktën kështu u shpjegua në atë kohë tërheqja e njerëzve të armatosur dhe dorëzimi i tankeve që ju rrëmbyen Gardës së Republikës.

Departamenti Amerikan i Shtetit dënoi grushtin e shtetit dhe deklaroi se nuk njihte asnjë pushtet që dilte nga dhuna. Po atë pasdite, Ambasadorët e SHBA-BE në Tiranë i dërguan mesazh Fatos Nanos që të mos jepte dorëheqjen, ndërsa e garantuan se nuk do të njihnin asnjë pushtet të dalë nga dhuna.

Në 14 shtator 1998 ora 19.00, Ministri i Brendshëm Perikli Teta jep ultimatumin për dorëzimin e TVSH-së. 3o minuat më vonë, dorëzohen grupet e armatosura të PD-së dhe ministri Perikli Teta deklaron se kishte dështuar tentativa për grusht shteti.

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV