Britania do të vaksinojë 32 mln njerëz me dozën e tretë para dimrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

32 milionë britanikë do të marrin një dozë përforcuese anti-Covid duke filluar nga java e ardhshme, si përpjekje e autoriteteve vendase për të shmangur një tjetër karantinë në muajt e dimrit, që parashikohen më të vështirë.

Vaksinat e treta që do t’u ofrohen të gjithë shtetasve mbi 50 vjeç do të jenë Moderna ose Pfizer, ndryshe nga dy vaksinat e para, që në Britani janë vaksinuar masivisht me AstraZeneca.

“Programi përforcues do të mundësojë një imunitet shumë të mirë për njerëzit dhe na ndihmojë për të mbajtur nën kontroll pandeminë përgjatë muajve të dimrit”, tha Jonathan Van-Tam, këshilltar i qeverisë së Boris Johnson për fushatën e vaksinimit.

Jo të gjithë mund ta marrin dozën e tretë duke filluar nga java e ardhshme. Kushti është që doza e tretë do t’u jepet personave mbi 50 vjeç që kanë të paktën gjashtë javë që kanë marrë dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca.

Dozat do të fillojnë të shpërndahen sipas moshës, duke nisur me grupin e personave më të moshuar dhe zbritur poshtë deri te 50-vjeçarët.

Plani i vaksinimit u miratua pasi shqyrtimit të të dhënave të autoriteteve izraelite, ku gati gjysma e popullsisë ka marrë dozën e tretë anti-Covid. Të dhënat nga Izraeli tregojnë një rritje të imunitetit, rënie të rasteve të reja dhe sidomos i rasteve me simptoma të rënda.

Ndërkohë, një studim i mëhershëm në Britaninë e Madhe tregoi se në 3 muajt e fundit, vetëm 1.7 për qind e personave që kanë humbur jetën nga Covid ishin të vaksinuar me të dyja dozat dhe pjesa më e madhe e tyre me probleme të mëdha shëndetësore.

Të fundit

Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE,...

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo LSM. Ish-bashkëlojtarët tek Barcelona tashmë...

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona. Në emisionin...

Pse Fredi Beleri kërkoi i pari dorëheqjen e Sali Berishës?

YLLI PATA - Në ditën e sotme, Sali Berisha, duket si në ditën zero. Pra kur u shpall Non Grata nga SHBA e më...

Donald Trump nuk ndryshon kurrë: Vetëm unë kam fuqinë për marrëveshje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është arritur “përparim i dukshëm” në bisedimet tregtare me Bashkimin Europian. Përmes një...

Lajme të tjera

Web TV