Von der Leyen për Covid-19 në fjalimin vjetor të BE-së: Të mos shndërrohet në një pandemi e të pavaksinuarve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Strasburgu, para eurodeputetëve presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka mbajtur fjalimin e saj vjetor.

Von der Leyen nënvizoi se prioritet i unionit është shpërndarja e vaksinave duke bërë me dije se deri në mesin e vitit të ardhshëm në vendet me të ardhura të ulëta do të shpërndahen 200 milionë doza.

Të mos shndërrohet në një pandemi e të pavaksinuarve. Duhet të marrim masa për të përballuar një tjetër situatë të rëndë shëndetësore, sepse kemi mjetet e duhura shkencore”, u shpreh presidentja para eurodeputetëve.

Në përpjekje për të treguar edhe njëherë mbështetjen e saj për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, Von Der Leyen ka theksuar se do të mbajë një vizitë zyrtare brenda këtij muaji.

Para fundit të muajit, do udhëtoj në Ballkan për të përçuar angazhimin tonë për anëtarësimin në BE. Ne ia kemi detyrim këtë të rinjve, që besojnë në të ardhmen evropiane. Ne po rrisim investimet në Ballkanin Perëndimor me rreth një të treten e prodhimit të brendshëm bruto të rajonit. Investimi në të ardhmen e Ballkanit është një investim për BE-në,” ka thënë Von der Leyen.

Presidentja e Komisionit Evropian ka folur edhe lidhur me situatën e afganëve duke bërë me dije se ndihmat për ta do të shtohen ndjeshëm.

Ne jemi pranë afganëve. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur rrezikun e një krize urie dhe një katastrofe humanitare. Për këtë ne do të rrisim ndihmën tonë për Afganistanin me 100 milion euro, pjesë e një pakete të re mbështetëse për” Afganistanin “ Me njoftoi presidenti.

Zyrtarja e lartë tha se Europa ka nevojë për një shpirt, një ideal dhe dëshirën e politikes për t’i shërbyer këtij ideali.

Të fundit

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë...

Përleshje mes peshkatarëve në kufirin Etiopi-Kenia,13 viktima dhe 22 të zhdukur

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe 22 janë zhdukur pas përleshjeve mes peshkatarëve nga Etiopia dhe Kenia . Sipas guvernatorit të qarkut Turkana të...

Trump ul kokën, Macron ngre zërin në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Presidenti Donald Trump priti sot presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë për bisedime, në një moment pasigurie të thellë për të ardhmen...

“Fitorja ka një sekret!”/ Berisha: 11 maji, dita e funeralit politik të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në Syri Tv ka folur per zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha tha se një nga...

Refuzohen 5 mijë vota të diasporës, KQZ për numërimin e votave: Jemi brenda planifikimeve

Votat e diasporës, ato me kusht si dhe të atyre me nevoja të veçanta ende nuk kanë nisur të numërohen. Kjo po ndodh për...

Lajme të tjera

Web TV