Barcelona e vogël, Mateus: Bajerni presion mbytës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lotar Matues ishte i befasuar nga paraqitja e skuadrës gjermane në Barcelonë. Ish-legjenda e Bajernit tha për “Sky Sport” se skuadra e Nagelsmanit bëri gjithçka mirë dhe kjo, për meritë të trajnerit. Për fitoren – “Ishte një fitore më se e merituar për Bajernin që dominoi në të gjitha aspektet. Nagelsman e kishte përgatitur mirë ndeshjen nga ana taktike duke parë edhe vështirësitë e kundërshtarit. Presingu i madh dhe loja e shpejtë bukosën spanjollët të cilët u dukën një skuadër e vogël. Shumë gjëra kanë ndryshuar te Barça, është diçka që duhet pranuar”, pohoi Lotar.

PËR NDESHJEN – “Ishte një pjesë e parë e dominuar nga Bajerni, Barcelona nuk ishte asnjëherë e rrezikshme. Mungesa e Mesit ndihet shumë, edhe pse duhet ta pranoj që dhe po të ishte ai, prapë skuadra do të vuante. Depaji u mundua të bënte diçka, por pa sukses pasi ishte i vetëm në sulm. Luk de Jong ende nuk është futur në mekanizmat e skuadrës dhe u duk që kishte vështirësi ndaj Upamekanos që për mua bëri një ndeshje të madhe, ndoshta më të mirën që kur ka ardhur te Bajerni”.

Për BAJERNIN – “Skuadra luajti shumë mirë, me dëshirë për të shënuar të parët dhe ia arritën. Loja më pëlqeu shumë. Nagelsman duket se është i qartë në atë çfarë dëshiron nga djemtë në fushë. Edhe pse pa disa prej lojtarë kryesorë, skuadra bindi në një fushë të vështirë si ajo e Barcelonës. Musiala duket sikur ka një jetë që luan në Mynih. Ai ishte iniciatori pothuajse i të gjitha sulmeve në portën kundërshtare, ndoshta Kuman e kishte harruar dhe i kishte kushtuar pak vëmendje djaloshit”.

PËR TIFOZËT – “Sigurisht që në një kohë normale, do të kishim më shumë tifozë në stadium. Gjithsesi, atmosfera ishte e këndshme, edhe pse mungoi ai elektriciteti që jemi mësuar të përjetojmë këtu. Sigurisht që atëherë ka qenë një skuadër tjetër që prodhonte një lojë ndryshe”.

Të fundit

Igli Tare gjen sulmuesin ideal për Milanin, vjen nga Premier League

Milan thuhet se po shqyrton një lëvizje për sulmuesin e Chelsea-t, Nicolas Jackson, dhe sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe...

Raporti për Shqipërinë në Parlamentin Europian: KQZ nuk garantoi barazi

Me një shumicë të madhe prej 502 votash pro, 120 kundër dhe 64 abstenime, Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë. Megjithatë kritikat e forta...

Berisha sot i premtoi mandatin e pestë Ramës

Sali Berisha, në një deklaratë të bërë sot, njoftoi vazhdimin e asaj që ai e quajti “betejë kundër farsës elektorale të 11 majit”, duke...

Arben Anamali, heroi që “harroi” veten për të shpëtuar dy jetë

Arben Anamali është heroi i cili dje bëri një akt humanizmi të rrallë, duke u hedhur në ujërat e liqenit të Shkodrës për të...

E fundit / Trajneri italian Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg

Sipas agjencisë EFE, Carlo Ancelotti është dënuar me një vit burg. Trajneri i Brazilit është dënuar me 12 muaj burg pasi u shpall fajtor...

Lajme të tjera

Web TV