Balluku: Brenda 24 muajve përfundon Unaza e Madhe e Tiranës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Infrastruktura vijon të jetë një nga pikat e rëndësishme në programin e qeverisë ‘Rama 3’, ku synimet për të pasur 4 aeroporte dhe transformuar Portin e Durrësit dhe Vlorës janë ambiciet e këtij 4-vjeçari. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se brenda 24 muajsh do të mbyllet Unaza e Madhe e Tiranës. Në fund të këtij shtatori niset puna për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës, ndërsa në nëntor nis kantieri i ndërtimit të aeroportit të Vlorës. Edhe në Elbasan qeveri ka plane për të ndërtuar një bypass dhe po ashtu edhe në Gjirokastër.

Porti i Vlorës është një port që ndryshon destinacionin dhe kthehet ne një port jahtesh dhe lidhet me Lungomaren. Ndërsa porti komercial do të mbulojë shërbimet e lëvizjeve tregtare dhe integruar me portin edhe peshkimin. Brenda nëntorit do të nisim kantierin e ndërtimit në aeroportin e Vlorës. Po përmbushen paketat që duhet të enë të gatshëm para nisjes së kantierit. Përveç shërbimit civil, kemi është shërbim për mirëmbajtjen e avionëve dhe shërbimin cargo pra shërbimin e mallrave nga ajri. kemi hapur garën për aeroportin e Sarandës ndërsa aeroporti i Vlorës pritet të mbyllet brenda këtij mandati, ndërsa ai i Sarandës na rezulton që do të ketë kapacitete të rëndësishme nga prillit në tetor për lëvizjen charterave për turistët dhe do i duhet 24 muaj për ndërtim dhe parashikohet dhe ku aeroport të dorëzohen në pranverën e 2025 në përfundim të mandatit të tretë. Do nis puna për korridorin blu dhe nuk pritet të përfundojë brenda këtij mandati. Nyja e Kasharit dhe deri në Fier pretendohet të mbyllet brenda këtij mandati. duke pasur parasysh gjatësinë e madhe të këtij korridori pjesa tjetër do kërkojë kohë. Bypass i Gjirokastrës është pjesë e këtij korridori dhe më pas deri në Kakavijë.

Brenda 24 muajsh do të mbyllim të gjithë unazën e madhe të Tiranës. Sektori hekurudhor duke pasur dhe vëmendje të veçantë nga KE kemi arritur që të përmbyllim fazën përgatitore të projektit të parë Tiranë-Durrës, dhe jemi në një fazë përfundimtare dhe kantieri nis në fund të shtatorit për këtë hekurudhë. Jemi në një fazë të avancuar negociatash për hekurudhën Vorë-Han i Hotit“, tha Balluku.

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV