Harruan zgarën ndezur, shkrumbohet lokali në Berat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Si pasojë e një pakujdesie, flakët kanë përfshirë gjatë natës një lokal në Berat, përkatësisht në afërsi të urës së Goricës. Punonjësit e lokalit kishin harruar zgarën në kuzhinën e lokalit ndezur dhe fillimisht zjarri kishte filluar në atë dhomë duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin.

Për shkak të konstruktit të lokalit, i cili ishte i ndërtuar prej druri, flakët janë favorizuar duke e shkrumbuar të gjithin. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe është pikasur nga banorët që kanë lajmëruar zjarrfikësen. Pas mbërritjes, zjarrfikësit kanë bërë të mundur të lokalizojnë në një kohë të shkurtër flakët dhe të shuajnë totalisht zjarrin.

Fatmirësisht gjatë momentit të rënies së zjarrit në lokal nuk ka pasur njerëz por dëmet materiale të shkaktuara janë të mëdha.

Të fundit

“Ndjeva një teksturë rrëshqitëse që më fshiu fytyrën”/ Flet i riu që u gëlltit nga balena

Ajo që dukej si një ditë e qetë me kajak në Patagoninë Kiliane u kthye në një përvojë të...

Greqi/ Gjobvënie në Athinë, goditet grupi kriminal, në pranga edhe 3 shqiptarë

Policia greke ka shkatërruar një grup kriminal, i cili ishte përfshirë në gjobëvënie ndaj bizneseve në Athinë. Në pranga kanë rënë 5 shtetas, mes...

Shqipëri, lufta kundër pasurive të krimit të organizuar përballet me pengesa

VOA Në Shqipëri, lufta kundër pasurive të krimit të organizuar ka pësuar statistikisht rritje gjatë viteve të fundit, por menaxhimi i tyre po has në...

Armëpushimi në Gaza, Hamasi publikon emrat e tre pengjeve që do të lirohen të shtunën

Hamasi publikon emrat e tre pengjeve izraelitë që do të lirohen të shtunën. Pengjet, sipas njoftimeve të Hamasit dhe autoriteteve izraelite, përfshijnë 36 vjeçarin amerikano-izraelitin...

“SPAK do të ‘godasë’ sërish majtas?”/ Gazetari zbulon arrestimet e radhës

Gazetari Almer Toska ka zbuluar në një studio televizive se ka skenarë ndërkombëtarë që mund të çojnë në shtyrjen e zgjedhjeve të 11 majit...

Lajme të tjera

Web TV