“Furtunë” në Tiranë/ 11 të arrestuar në 24 orë, policia jep detajet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 11 persona, për vepra të ndryshme penale. Të arrestuarit akuzohen pë vjedhje, kundërshtim të policisë, si dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Hajduti prezantohet si polic

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B(M)., 26 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura. Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar si punonjës policie.

I riu kapet me dorezë metalike

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 29 vjeç, pasi gjatë kontrollit të mjetit të tij, iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë(dorezë metalike).

Pranga të dënuarit me 3 muaj burg

Sherbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë kapjen dhe ndalimim E. O., 45 vjeç, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Përdorimin me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Arrestohen shoferët e dehur dhe pa patentë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë i shtetasve: O. Xh., 30 vjeç, D. Ç., 33 vjeç, G. Ç., 53 vjeç, R. O., 26 vjeç, E. D., 44 vjeç, P. K., 50 vjeç, A. I., 61 vjeç dhe S. K., 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

“Jemi vendi me taksat më të ulëta në rajon”, Rama: Biznesi i vogël, deri në 2029…

Kryeministri Edi Rama zgjodhi qytetin e Kukësit për të prezantuar agjendën elektorale. Me shifra ai krahasoi ecurinë e vendit...

Teksti i papublikuar i Papa Françeskut, këshilla për të rinjtë: Dashurohuni si në tango!

Një tekst i papublikuar i Papa Françeskut të ndjerë, me të cilin ai dëshironte t’u drejtohej çifteve të reja dhe t’u jepte këshilla mbi...

Gonxhja: 3 mujorin e parë të këtij viti Shqipërinë e vizituan mbi 1.6 milionë të huaj

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se rurizmi është në rritje, dhe sipas tij, kjo e vërtetë pasqyrohet qartë në shifra. Sipas...

Takimi i Ramës në Kukës: “Brenda 5 vitesh, pensioni minimal 200 euro”

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët në Kukës këtë të mërkurë. Ai u shpreh se prodhimi i brendshëm bruto në vitin...

Sonte gjysmëfinalja, Barcelona dhe Interi në garë për 20 mln eurot e UEFA-s

Barcelona sot pret Interin në përballjen e parë të gjysmëfinaleve të tyre në Champions League. Sfida e parë luhet në Barcelonë, aty ku zikaltrit...

Lajme të tjera

Web TV