‘Maratona e Tiranës 2021’ mbahet me 17 tetor, Veliaj: Bëhu pjesë e eventit më të madh sportiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Maratona e Tiranës 2021’ vjen këtë vit me edicionin e saj të 5-të. Duke e cilësuar si eventin më të madh sportiv në kryeqytet, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton të gjithë të apasionuarit pas atletikës të bëhen pjesë.

“Tirana Marathon 2021. Bëhu pjesë e eventit më të madh sportiv! Gara nis më 17 tetor! Mos harro, regjistrohu tani, te tiranamarathon.com,” shkruan Veliaj.

Edicioni i 5-të i këtij aktiviteti i cili tashmë është kthyer në një traditë organizohet me aprovimin e tre itinerareve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës.

Gara do të mbahet me datë 17 tetor dhe do të ketë 4 kategori; Marathon(42.195) Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Nuk do të mungojë as gara “Fun Run” e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 16 tetor 2021 me të rinjtë e Shkollave te Mesme të Tiranës.

Itineraret e rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artisitiko-kulturore në kuadër të këtij eventi.

Çmimet për fituesit do të jenë të shumta, duke e kthyer garën në një sfidë!

Të fundit

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Çfarë do të thotë ‘40% mundësi për shi’ në aplikacionin e motit? Shumica nuk e kuptojnë

Çfarë fshihet pas përqindjes së shiut në parashikimin e motit? Sa herë keni hapur aplikacionin e parashikimit të motit në iPhone-in tuaj dhe keni parë...

Largohen edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës! Rama do emra të rinj

Nga mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë, burimet bëjnë me dije se do të largohen nga drejtimi...

Lajme të tjera

Web TV