Studimi amerikan: Moderna mbron më shumë dhe më gjatë se Pfizer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim nga Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) sugjeron që vaksina Moderna jep mbrojtje më të mirë afatgjatë kundër shtrimit në spital sesa Pfizer.

Hulumtuesit e CDC kryen një analizë të gati 3,689 të rriturve të cilët u shtruan në spital me Covid të rëndë nga 11 marsi deri më 15 gusht 2021, një periudhë që i paraprin dhe përfshin dominimin e variantit Delta.

Në total, 12.9 përqind e tyre ishin vaksinuar plotësisht me vaksinën Moderna, 20 përqind u vaksinuan me Pfizer-BioNTech dhe 3.1 përqind u vaksinuan me Johnson & Johnson.

Gjatë gjithë periudhës, vaksina Moderna ishte 93 për qind efektive kundër shtrimit në spital, Pfizer ishte 88 për qind efektive dhe J&J ishte 68 për qind efektive.

Humbja e efikasitetit kundër shtrimit në spital për Pfizer ishte veçanërisht e theksuar: ajo ra nga 91 përqind që ishte dy javë pas vaksinimit në 77 për qind pas katër muajve.

Vaksina Moderna nga ana tjetër po në këtë periudhë ra nga 93 në 92 për qind. Studimi gjithashtu përfshiu një analizë të veçantë të niveleve të llojeve të ndryshme të antitrupave të provokuar nga vaksinat, të marra nga 100 vullnetarë.

Vaksina Moderna nxori nivele më të larta të antitrupave në krahasim me Pfizer dhe J&J për një pjesë kryesore të proteinës së virusit, të cilën virusi e përdor për të pushtuar qelizat.

Të fundit

Studimi për duhanpirësit: 1 cigare ‘kushton’ 20 minuta jetë

Pirja e duhanit vetëm një cigare mund të shkurtojë jetëgjatësinë tuaj me rreth 20 minuta, zbulon një studim shkencor. tudiuesit...

Operacion antidrogë/ Arrestohen 13 persona që shpërndanin lëndë narkotike afër shkollave

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 13 persona, të cilët akuzohen se shpërndanin drogë në afërsi të shkollave. Në kuadër të operacionit të koduar...

Turqia goditet nga vala e akullit, rekord i ulët prej minus 33.8 gradë Celsius

Pas rënies së vazhdueshme të borës në Turqi për ditë të tëra, e ndikuar nga një valë akulli nga Siberia, shumë vende shënuan temperatura...

Rama iu përgjigjet komentuesve: S’ka më pagë 250 mijë lekë të vjetra në Shqipëri

Rama u bën sërish thirrje emigrantëve që të kthehen për të punuar e investuar në Shqipëri. Kreu i qeverisë thotë se nuk ka më...

U qëllua nga partneri me armë, ndërron jetë pas 6 ditësh në spital nëna e tre fëmijëve

Pas 6 ditësh në spitalin rajonal të Shkodrës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm Anila Ndoka Prendushi. Ajo u qëllua me pistoletë nga i dashuri...

Lajme të tjera

Web TV