Studimi i Akademisë së Shkencave mbi Covid-in: 73.3% e popullsisë e imunizuar, nevojitet doza përforcuese e vaksinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademia e Shkencave ka publikuar sot studimin për koronavirusin dhe përhapjen e tij në vendin tonë.

Në studimin e ASH thuhet se deri më tani janë imunizuar 73.3% e popullsisë shqiptare, ndërsa thekson se nevojitet një dozë tjetër përforcuese e vaksinës për personat mbi 60 vjeç dhe ata me sëmundje shoqëruese.

Gjithashtu, MSH thekson se duhet “të planifikohet dhe rekomandohet vaksinimi i të rinjve mbi moshën 12 vjec me vaksina të miratura për këto mosha”.

“Testimi serologjik i cili përcakton antitrupat e pranishëm në gjak ndaj virusit SARS-CoV-2 është një ekzaminim që jep informacion të vlefshëm mbi shkallën e imunizimit specifik të popullatës në ecurinë e Pandemisë nga Covid-19. Qendra Kërkimore e Imunologjisë dhe Imunogjenetikës pranë Njësisë së Bioteknologjisë dhe Gjenetikës së

 

 

Akademisë së Shkencave ka monitoruar që në 6-mujorin e parë të Pandemisë nivelin e seroprevalences se antitrupave anti SARS-CoV-2 në popullatën shqiptare. Në të tre fazat e studimit të seroprevalencës në një kampion sinjifikativ të popullatës urbane të Qytetin e Tiranës, u aplikua e njëjta metodologji. Ne Fazën e tretë të studimit që filloi në 16 qershor 2021 deri 23 korrik 2021 u thirrën për testim 1527 banorë të moshës 20 deri 75 vjec të cilët u përzgjodhën në mënyrë krejt të rastësishme nga listat e regjistrave tëmjekëve të familjes. Seroprevalenca e përgjithshme e antitrupave IgG specifike anti S1-SARS-CoV-2 rezultoi 73.3%. Sipas të gjitha gjasave kjo përqindje pasqyron gjendjen imunitare të popullatës shqiptare pas vales se tretëtë COVID-19 që u shkaktua nga variant Alfa dhe perpara vales aktuale Delta.

Nga kjo mund të konkludojmë se aktualisht nevojitet një imunizim i shpejtë vaksinal i të paktën 20% të popullatës shqiptare akoma të pavaksinuar me qëllim arritjen e pragut të ri të imunitetit kolektiv qe vlerësohet në rreth 90% te popullates per variantin Delta.

Lexo edhe :  "Po talleni me njerëzit"/ Rama replika me komentuesit për uljen e çmimit të energjisë

Për të parandaluar reinfektimet në individët e vaksinuar apo që e kanë kaluar infeksionin mbi 6 muaj përpara, diskutohet kryerja e një doze përforcuese vaksine në moshat mbi 60 vjec, si dhe në ata me sëmundje shoqëruese imunodeprimuese. Kjo është në përputhje me rekomandimet aktuale shkencore ndërkombëtare.

Gjithashtu të planifikohet dhe rekomandohet vaksinimi i të rinjve mbi moshën 12 vjec me vaksina të miratura për këto mosha. Sic sugjerojnë të dhënat e fundit shkencore, një dozë e vetme vaksine në këto mosha duhet të jetë e mjaftueshme për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19 nëpër klasat shkollore.

Vaksinimi i të rinjve mbi 12 vjec t’u rekomandohet prindéve vetëm për ata të rinj që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe sidomos për ata që kanë sëmundje shoqëruese kronike”, thuhet ëndër të tjera në studim.

Të fundit

Holandë, vidhet thesari më i çmuar rumun gjatë një ekspozite

Disa nga thesaret më të çmuara kombëtare të Rumanisë u vodhën mëngjesin e sotëm në Holandë, duke shkaktuar tronditje...

Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike

Thoma Gëllçi Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri, partitë kryesore politike shqiptare, si Partia Demokratike (PD) dhe Partia Socialiste (PS), kanë...

“Ku u bazua gjyqtarja që unë isha ‘hajduti’?”/ Ish-ministri Beqaj Letër publike

Ish-ministri Ilir Beqaj ka reaguar me anë të një letre publike, e cila është publikuar nga avokati i tij Ermal Yzeiraj, në lidhje me...

VIDEO/ “Për Ty”, Dafina Zeqiri i dedikon këngë djalit të saj

Dafina Zeqiri ka një lajm të bukur për fansat e saj, duke publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Për Ty”. Ky është...

Panairi i Madridit/ Rama: Stenda “Albania All Senses”, stacioni më tërheqës për vizitorët

Nën sloganin “Albania, all senses”, Shqipëria është kthyer në stacionin më tërheqës për vizitorët në Panairin Ndërkombëtar “Fitur” 2025 që hapi dyert të mërkurën...

Lajme të tjera

Web TV