Kishte përshtatur lokalin për lojëra fati, arrestohet pronari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është arrestuar këtë diel pronari i një lokali në qytetin e Tiranës, i cili është identifikuar me inicialet E.B, 40-vjeç.

Ai u arrestua në flagrancë për veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit si lojëra me letra pokeri.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Njoftimi i Policisë:

Goditet një rast i organizimit të palejuar të lojërave të fatit dhe vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara.

Vihet në pranga pronari i lokalit.

Procedohen penalisht gjashtë shtetas të tjerë

Sekuestrohen letra pokeri dhe sasi lekësh me të cilat këta shtetas po luanin.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, në bazë të informacioneve të marra se në një lokal ushtrohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan në gjendje të lirë gjashtë shtetas të tjerë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit E.B, në rrugën “Haki Stërmilli” në Kombinat, 6 shtetasit e proceduar tashmë nga Policia, u konstatuan duke luajtur lojëra me letra pokeri me lekë .

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan letra pokeri dhe një sasi lekësh.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Organizim ose ushtrim i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”./Fjala.al

Të fundit

Zelensky thirrje Putinit për paqen: Takohemi kur të doni!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një armëpushim për...

Fëmija u rrëmbye dhe u fsheh në Spanjë për 11 vjet, nëna përfundon në…

Një rast tronditës rrëmbimi familjar është zbuluar nga autoritetet italiane dhe ato spanjolle, duke çuar në arrestimin e katër personave për rrëmbimin dhe fshehjen...

Rusia: 122 të plagosur dhe 7 të vrarë në sulmet ndaj dy urave

Të paktën 122 persona u plagosën dhe shtatë të tjerë humbën jetën pasi dy ura hekurudhore në zonat ruse në kufij me Ukrainën u...

E pafalshme! Klubi francez gaboi me dëmtimin e Zhegrovës, i sjell pasoja

Doktorët e Lille trajtuan keq rastin Zhegrova dhe dëmtimin e tij duke gabuar gjithçka në periudhën e riaftësimit. E pafalshme për një klub të...

Një qytetar i Tiranës nuk mund të bëhet kurrë lider! Dueli Alimehmeti-Berisha nuk ia vlen

ENDRI KAJSIU - Së fundmi, Doktor Alimehmeti ka kërkuar në Kolegjin Zgjedhor rinumërimin e votave në Tiranë – pa konsultim me Partinë Demokratike dhe...

Lajme të tjera

Web TV