Veliaj: E kisha parashikuar që Saliu do e mbyllte me turp

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuari i Sokol Ballës në emisionin “Real Story” në News24. Për Veliajn, largimi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe i berishizmit do të jetë një zhvillim i mirë për Partinë Demokratike dhe vendin. Veliaj foli për situatën në PD dhe përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, ku tha se e kishte parashikuar një ‘mbyllje me turp’ për Berishën.

Ndërsa mungesën e opozitës në bashki ai e sheh si një disavantazh.

“Është disavantazh. Unë e shikoj në bashkinë e Tiranës. Unë harxhoj më shumë kohë fizike personale duke inspektuar, duke parë gjëra që deri dje mi bënte opozita. Do thuash ti: ‘Edhe ato ndoshta i bënte me axhendë politike’. Pra kur ti varesh te ‘Sami Frashëri’ dhe thua që këtu nuk do ndërtohen, nuk do ndërtohet pallate dhe shkolla shkon në Paskuqan. Sado tingëllon si idiotësi, se idiotësi ishte gjithsesi e kthen vëmendjen në një projekt ku unë  them jo vetëm do bëjmë një super shkollë por ta sqarojmë për këdo lloj bufoni që beson që shkollat do shkojnë në Paskuqan që është komplet bashki tjetër. Pra, qoftë edhe në dikotominë, edhe në baraspeshën e diskursit politik edhe kur opozita ishte në nivelin e marrëzive gjithsesi i jepte skuadrës time të kuptonte që ka më shumë sy se syri i kryetarit që po ndjek gjërat. Tani kjo është vështirësi. Një pjesë e madhe fizike e kohës sime është duke ndjekur kantieret, duam të hapim 10 shkolla për pak ditë për fillimin e vitit të ri shkollor, do të thotë që e pranoj kritikën, gjithë Tirana është me kantiere, po të nevojshme. Ne kemi pasur mësim me dy turne, ajo që më vjen mirë që ne do kemi herën e parë zgjedhje në bashki të Tiranës ku nuk do flitet më për shkolla me dy turne. Ne mund të flasim për gjithçka tjetër, por nuk do flitet më për shkolla. Kështu që për këtë arsye mos pasja e opozitës në bashki ka qenë një anomali dhe ka shtuar barrën e atyre që janë drejtues për të bërë dhe një retorikë kundërshtuese brenda llojit. Kështu që qeveria tani e ka zgjidhur këtë, qeveria e ka një opozitë në numra edhe vokalisht prezentë”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se mezi pret zgjedhjet e ardhshme të bashkisë që të ketë një zë opozitar. Sa i përket çështjes së Berishës, Veliaj tha se fundi i tij është dhe fillimi i fundit të kulturës toksike.
“Shiko kam përshtypjen këtu kam qenë muaj përpara ku ju kam thënë, nuk e di a ke akoma në arkiv por mbaj mend që e kishe futur edhe te batutat në fund të emisionit, që ai njeri do ta mbylli me turp. Sepse është parim biblik, kuranor, kush jeton nga shpata vdes nga shpata. Pra po jetove duke shpifur dhe duke sajuar dhe duke iu bërë gropën njerëzve, eventualisht do biesh vetë brenda. Është e pashmangshme, është natyra njerëzore, cikli i jetës, është historia që na ka mësuar. Siç thashë atëherë ai njeri do ta mbylli me turp dhe e mbylli me turp”, shtoi Veliaj.

 

Lexo edhe :  Rama shpall shtetin bektashi: Selia e Kryegjyshatës do të ketë status të veçantë!

 

Të fundit

Stuhia Herminia “godet” Evropën, shira të dendur dhe erëra të forta në disa vende

Paralajmërime janë lëshuar në disa pjesë të Spanjës, Portugalisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Irlandës për shkak të stuhisë...

Zgjedhjet/ Rama i besoi njësinë 5, vjen reagimi i parë nga Erion Braçe

Erion Braçe, pas largimit jo të dëshiruar nga Divjaka, do të drejtojë njësinë 5 në Tiranë. Në mbledhjen e njësisë 5 të Partisë Socialiste, ai...

Dëborë e madhe në Korenë e Jugut, bllokime në autostrada

Bora e madhe mbuloi Korenë e Jugut duke shkaktuar bllokime trafiku në ditën e katërt të festës së Vitit të Ri Hënor. Këtë vit,...

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas mbërrin sot në Shqipëri/ Dy ditë homazhe!

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anasatas Janullatos mbërrin sot në Tiranë. Nisja e arkëmortit u bë ditën e djeshme rreth orës 10:00 nga Katedralja e...

Pas dy muajsh pauzë, momenti ku anija e marinës italiane me emigrantë mbërrin në Shëngjin

Ka mbërritur mëngjesin e së martës anija e marinës italiane me 49 emigrantë në bord, pas më shumë se dy muajsh pauzë të marrëveshjes...

Lajme të tjera

Web TV