Shtrihet edhe në Durrës reforma e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reforma e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuar (PAK) është shtrirë edhe në Qarkun e Durrësit. Pas Tiranës, sistemi i ri i vlerësimit për aftësinë e kufizuar ka filluar të aplikohet edhe në qarkun e Durrësit, ku janë ngritur komisione multidisiplinore që përmbyllin ciklin e vlerësimit bio-psiko-social të personave me aftësi ndryshe, pranë qendrave shëndetësore të përcaktuara, duke ndërthurur për herë të parë shërbimet socio-shëndetësore.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar pikën e hapur në Qendrën Shëndetësore Krujë, ku është ngritur komisioni multidisiplinor për vlerësimin e personave me aftësi të kufizuar, duke theksuar se reforma e re do rrisë transparencën dhe do të reduktojë burokracitë.

Në qendrën shëndetësore këtu në Krujë ne kemi krijuar ambientet e përshtatshme, edhe me stafin e dedikuar të Shërbimit Social Shtetëror dhe të Shëndetësisë, për të krijuar këtë mekanizëm kaq shumë të rëndësishëm, për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët vuajnë nga probleme shëndetësore, por mbi të gjitha dhe për t’i dhënë atij që i takon, aq sa i takon, në raport me ndihmën që i jep shteti. Pra për të ulur çdo abuzivitet, për të ulur burokracitë dhe për të rritur kështu transparencën”, tha Manastirliu.

Dukë vënë theksin tek modernizimit i kësaj skeme, Manastirliu bëri me dije risinë e kësaj reforme për përfshirjen dhe ofrimin e ndihmës financiare fëmijëve me aftësi ndryshe të moshave 0-2 vjeç.

“Një ndër risitë e kësaj reforme është mbështetja për fëmijët 0-2 vjeç dhe që nuk ka qenë më parë. Ende nuk është shtrirë në të gjitha qarqet sepse reforma aktualisht po shtrihet në mënyrë graduale. që edhe të mësojmë nga shtrirja e saj, që të përmirësohemi nga shtrirja e kësaj reforme në strukturat e tjera. Por vlerësimi i fëmijëve 0-2 vjeç dhe në tërësi i fëmijëve 0-18 vjeç është përmirësuar dhe ka sjellë rezultate, që fëmijët të cilët nuk ishin mbështetur me pagesa të aftësisë ndryshe, tashmë kanë filluar të mbështeten”, tha ministrja.

Lexo edhe :  Plagosja e djeshme me thikë në Maliq, procedohet autori 14-vjeçar

Duke theksuar se skema e mbështetjes së personave me aftësi ndryshe, është jo vetëm ndihmë financiare, por një paketë e mirëfilltë shërbimesh ku janë mbi 160 mijë persona në nevojë që mbështeten nga shteti, prej të cilëve 75 mijë prej të cilëve janë persona me aftësi ndryshe, 72 mijë janë persona të cilët janë invalidizuar në punë dhe rreth 18 mijë janë ndihmës apo kujdestarë të personave të cilët kanë problematika të thelluara shëndetësore.

Me vlerësimin e ri bio-psiko-social, personat mbështeten financiarisht sipas shkallës së sëmundjes dhe kompleksitetit të saj, gjë e cila përcaktohet nga komisionet e dedikuara. Pas Tiranës e Durrësit, po punohet për aplikimin e kësaj skeme të re në qarkun e Elbasanit, ku zbatimi do të nisë nga muaji tetor, si dhe do të vijohet me shtrirjen edhe në 4 qarqe të tjera të vendit Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Lezhë brenda 300 ditëve të para të mandatit të tretë të qeverisë, për të vijuar më pas edhe me shtrirjen në nivel kombëtar. Kjo reformë, reflekton praktikën bashkëkohore ndërkombëtare dhe vjen në përputhje me standardet e OBSH-së, Konventën e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Klasifikimin Ndërkombëtar të Funksioneve.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV